Vdekja e hershme e valltarit të njohur shqiptar Rexhep Çeliku ka prekur mjaft shumë edhe këngëtarët, të cilët qysh në orët e para të mëngjesit me fjalë të ndjera kanë kujtuar mjeshtrin e madh të valles shqipe, ndërsa kanë postuar fotografi me mbishkrime në rrjetet e tyre sociale.