• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËNGË, AKROBACI DHE ARTE MARCIALE/ Kremtohet me Gala Viti i ri Kinez
Home
Jetë

KËNGË, AKROBACI DHE ARTE MARCIALE/ Kremtohet me Gala Viti i ri Kinez

29 January, 2025 s.autor Jetë

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje e përvitshme televizive e organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), u hap në orën 20:00 të së martës sipas orës së Pekinit, në vigjilje të Vitit të Ri Kinez.

Galaja përmbante një program të larmishëm, që nga këngët, vallet, skeçet, dramat tradicionale, deri te artet marciale, komeditë muzikore, numrat akrobatikë etj.Më 4 dhjetor 2024, “Festa e Pranverës – Praktikat shoqërore të popullit kinez në festimin e Vitit të Ri tradicional” u përfshi me sukses në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s. Si Galaja e parë e Festës së Pranverës pas aplikimit të suksesshëm të Festës së Pranverës si një trashëgimi botërore, ekipi regjisorial i galasë zhvilloi në mënyrë inovative zakonet festive popullore e trashëgimitë kulturore jomateriale, duke integruar elemente të ndryshme të trashëgimisë kulturore jomateriale në gala për të demonstruar plotësisht bukurinë e kulturës së shkëlqyer tradicionale të Kinës.

Në këngën “Shtylla” përshkruhet bukuria e arkitekturës tradicionale kineze. Nëpërmjet paraqitjes së pamjeve të ndërtesave simbol të Tempullit të Qiellit dhe atyre përgjatë Boshtit Qendror të Pekinit, që janë përfshirë në trashëgiminë kulturore botërore, tregohet josha e kulturës kineze dhe karakteri i vendosur i popullit kinez, që janë si shtylla ku mbështetet i gjithë kombi kinez.

Yangge Bot, nëpërmjet stilit më rrëzëllitës verilindor, kërcimit më emocionues Yangge dhe robotit më të fuqishëm, krijojnë një përplasje e ndërthurje harmonike, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë e humoristike dhe ndërveprim në kohë reale.

Arti marcial “Pena shkruan dragoin dhe gjarprin” lëvdon shkrimin kursiv të kaligrafes së re Huai Su, duke e krahasuar atë me një dragua dhe një gjarpër. Kjo shprehje përdoret ende për të përshkruar kaligrafinë që është veçanërisht e rrjedhshme.

Katër degët në Chongqing, Wuhan, Lhasa, Wuxi lidhen me skenën kryesore në Pekin. Performancat e të kënduarit, kërcimit, magjisë, arteve marciale etj. u paraqitën në mënyrë inovative.

Nga Rajoni Autonom Xizang deri në qytetet ujore në jug të Lumit Jance, katër degët rajonale pasqyruan atmosferën e zhvillimit të epokës së re, duke përfshirë zakonet dhe praktikat lokale si edhe duke shfaqur peizazhin e bukur të Kinës.

Ndërkohë risitë skenare dhe teknologjike do të përdoren në Galanë e Festës së Pranverës të Grupi Mediatik të Kinës për të mirëpritur ardhjen e Vitit të Ri Kinez 2025. Inovacionet janë zbatuar në shfaqjen artistike, në dizanjimin e arenës dhe në transmetimin për grupet me aftësi të kufizuar fizike.

Arena e kësaj galaje është në formë “Ruyi”, një mjet që simbolizon mbarësinë, që lidh teatrin me vendet e shikuesve, duke u dhuruar hare dhe mbarësi shikuesve.

Shumë teknologji të reja, si VR, 3D pa syze, projeksione me qartësi super të lartë etj. do të përdoren plotësisht në arenën e kësaj galaje.

Sivjet Galaja do të transmetohet për herë të parë në versionet për publikun me aftësi të kufizuar pamore dhe dëgjimore, për mbi 45 milionë persona të tillë në mbarë vendin.

2025-a është Viti i Gjarprit sipas zodiakut kinez me 12 shenja. Gjarpërinjtë simbolizojnë mençurinë, vigjilencën dhe ndryshimin në kulturën kineze. Zgjuarsia dhe strategjia që shfaqin gjarpërinjtë kur gjuajnë i bëjnë ata një simbol të inteligjencës dhe fleksibilitetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË GREQI/ 60-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi bie nga skela
Previous article FRROK ÇUPI/ Kushedi kur vdes një i dytë si Anastasi!

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT