Kengja magjike 2017 u mbyll me suksesin e këngëtares Anxhela Peristeri e cila triumfoi me baladën e saj që titullohet “E çmendur”.
Por si çdo vit edhe ky edicion I 19-të, nuk ka kaluar pa hatërmbetjet e këngëtarëve. Kujtojmë se vjet debati për pikët degjeneroi në dhunë midis Stines dhe Flori Mumajesit.
Edhe pse këtë vit nuk pati të tilla episode, vlen të përmandet që disa nga këngëtarët u shprehën ashpër për koleget e tyre.
Publiku ishte I ndarë midis Anxhelës dhe Elhaidës,e deri në momentin e fundit u duk sikur Elhaida do të ishtë triumfuesja. Por, Anxhela mesa duket I bëri “gol” në minutën e fundit.
Elhaida Dani, që na bëri krenare para një viti në Itali, u mjaftua me vendin e dytë dhe gjithashtu bëri një status në rrjetin e saj social që la pak vende për dyshime:
FOTO:
Këngëtari që u bë i njohur pas vlerësimit me 0 pikë për Elhaida Danin. Franc Koruni ka preferuar të bëhet pjesë e të Dielës Shqiptare me anë të një lidhje telefonike. Duke sqaruar publikun për vlerësimet e tij.
“Nuk më vret ndërgjegjia se nuk njoh asnjërin prej tyre. Si jepja dot më shumë se 5-6 pikë Elhaidës, ndërsa Kastros 30 pikë. Unë nuk votova as njërin as tjetrin por këngët e tyre”, ka thënë Franci.
Ndonëse edhe reperi Stresi edhe kantautori Kastro Zizo kanë marrë çmime në “Kënga Magjike” sërish ata duket se kanë hatërmbetje për kolegët që nuk i kanë votuar.
I pari ka qenë Stresi, i cili është shprehur se ndihet i nderuar për çmimit që ka marrë pasi ka marrë mbështetjen e publikur dhe jo nga kolegët e nderuar, siç i ironizon ai. “Sonte Fituam Cmimin E Internetit Te Publikut … Per Mua Anxhelo Koçi, Flor Bana ju them qe ky cmim ka rendesi me shum se vendi i pare sonte sepse na zgjodhi publiku dhe jo ju kolege te nderuar … flm,”-përfundon Stresi.
Ndërkohë duket se nuk ka qenë edhe aq dashamirës kantaurtori Kastro Zizo, i cili kolegët që nuk i dhanë pikë apo që i dhanë shumë pak pikë i ka quajtur “puçër”. “
“Falemnderit Tosi që ka lokalin ngjitur tek studio dhe ka super raki Përmeti. Falemnderit dhe për çdo puçër që na dha 0 pikë apo akoma më keq 1,2,3,4 apo 5 pikë…puçra ka qelb brenda, thjesht do shtrydhur! Hajt me t’mira…”,-përfundon Kastro. Ndërkohë hatërmbetje ka patur edhe nga disa këngëtarë që nuk u futën në finale si Rovena Stefa, Klejti Mahmutaj etj.
Megjithatë, Arditi nuk mund ta linte me kaq komentin e Kastros, teksa bëri komentin e tij gjatë emisionit “E diela shqiptare”.
“Më mirë më jep 0 pikë sesa 1 pikë”, u shpreh Kastro ndërsa Ardit Gjebrea nxori listën e pikëve që ka dhënë Kastro dhe i tha të drejtojë gishtin nga vetja pasi edhe ai i ka dhënë shumë pak pikë për Klint Çollakun.
Në këtë moment ndërhyri Klinti i cili tha se e dinte që Kastro nuk do e vlerësonte me shumë pikë edhe pse i kishte thënë që kënga ishte e bukur.
Konkurenca sigurisht që gjithmonë do jetë pjesë e të tilla kompeticioneve.
Kur votonte juria, këngëtarit ankoheshin se fituesin e zgjidhte produksioni. Kur iu dha rasti të zgjidhnin vetë, nuk lanë gjë pa thënë për njëri tjetrin. E gjithmonë, pas çdo edicioni ka lindur pyetja, a duhet vazhduar akoma me këtë lloj mënyre votimi?
Përgatiti: AlpeNews.al







