Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico foli në Open në Top Channel për situatën e fundit të koronavirusit në Shqipëri. Fico tha se rastet janë ulur ndjeshëm dhe vatrat nuk janë familjare siç ishin në kulmin e pandemisë.
“Në kulmin e pandemisë kishim shumë vatra familjare. Kjo e vështirësonte stuatën. Tani kemi shumë më pak raste familjare. Kjo tregon se situata është nën kontroll. Duhen respektuar masat në mënyrë që most ë kemi shtim të rasteve gjatë hapjes.
Nuk ndihmojnë vizitat familjare. Në rase gëzimesh apo hidhërimesh nuk duhet bërë vizita. Unë kam një të afërm që u përcoll me 2 persona”- tha Fico.