• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KEMI SHPREHUR SHQETËSIMIN TONË NË RUSI”/ Biden: Situatë shqetësuese në kufirin Poloni-Bjellorusi
Home
Nderkombetare

“KEMI SHPREHUR SHQETËSIMIN TONË NË RUSI”/ Biden: Situatë shqetësuese në kufirin Poloni-Bjellorusi

13 November, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka shprehur shqetësim lidhur me situatën në kufirin Poloni-Bjellorusi, ku zbulimi i një trupi gjatë natën nxori në pah rreziqet, pasi mijëra migrantë nga vendet e treta po strehohen në kushte të rënda atmosferike në Bjellorusi, me shpresën që të hyjnë në Bashkimin Evropian. “Ne mendojmë se është shqetësim i madh. Ne kemi shprehur shqetësimin tonë në Rusi, ne kemi komunikuar shqetësimin tonë në Bjellorusi”, tha Biden më 12 nëntor.

“Mendojmë se është problem”, shtoi ai. Deklaratat e Bidenit vijnë disa orë pasi nënpresidentja Kamala Harris shprehu shqetësime të ngjashme gjatë vizitës në Francë. Ajo tha se për këtë çështje ka biseduar edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Bjellorusia është “përfshirë në një aktivitet shqetësues. Është diçka për të cilën kam biseduar me presidentin Macron dhe sytë e botës dhe liderëve janë duke shikuar se çfarë po ndodh atje”, tha ajo në një konferencë për media.

Liderët e Bashkimit Evropian e kanë akuzuar Minksun për përdorim të taktikave të “luftës hibride”, duke shtuar se po i shtyn migrantët, që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, drejt kufijve të saj. BE-ja thotë se politikat e Minksut janë kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Brukselit kundër regjimit të liderit autoritar, Alyaksandr Lukashenka lidhur me shtypjen e dhunshme të disidencës, pasi ai shpalli fitore në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, që gjerësisht shihen si të manipuluara.

Bjellorusia mohon akuzat dhe thotë se nuk mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës me migrantët nëse Evropa në heq sanksionet që ka vendosur ndaj saj. Ukraina tha më 12 nëntor se do të dërgojë disa pjesëtarë të policisë kufitare në kufirin me Poloninë, për të ndihmuar në menaxhimin e krizës. Ndërkaq, Bjellorusia tha se së bashku me Rusinë po mban stërvitje të parashutistëve pranë kufirit Bjellorusi-Poloni. Më vonë Rusia njoftoi se dy parashutistë të saj vdiqën pranë kufirit me Poloninë, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Po ashtu, më 12 nëntor Bjellorusia njoftoi se ka kthyer mbrapsht rreth 2,000 migrantë dhe ua ka ndaluar hyrjen 30 frimave turistike, që kanë ftuar migrantët të kthehen në Bjellorusi. Policia polake tha më 13 nëntor se trupi i pajetë i një burri sirian u gjet një ditë më parë pranë kufirit me Bjellorusinë. Që prej nisjes së krizës në kufi, është raportuar për të paktën 11 migrantë të vdekur. Vdekjet u janë atribuuar kryesisht lodhjes dhe ekspozimit ndaj temperaturave, që në javët e fundit, kanë rënë ndjeshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LULI GËNJE, POR ME KARAR"/ Spaho tallet me Bashën: Nuk e mbajmë dot o mik tërë “dozën e elefantit”
Previous article NDRYSHIM I DUKSHËM/ E krahasuan me Borën dhe Elvanën, por ja si dukej Efi dikur (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT