• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KEMI FRIKË TË DALIM NGA SHTËPIA…”/ Çifti në Durrës u nxor nga makina dhe u dhunua, flet 55-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

“KEMI FRIKË TË DALIM NGA SHTËPIA…”/ Çifti në Durrës u nxor nga makina dhe u dhunua, flet 55-vjeçari

31 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pak orë pas dhunës së paprecedentë ndaj një familjeje në qytetin e Durrësit, ka ardhur reagimi nga një prej personave të dëmtuar, që ka rrëfyer tmerrin dhe panikun e përjetuar.

“Kemi frikë të dalim nga shtëpia se mos na rrahin sërish. Nuk kam dalë as për të blerë bukë për fëmijët!”, shprehet V. Meçani, që gjithashtu është sulmuar nga autorët që janë shpallur në kërkim nga policia, kurse një 44-vjeçar është nën procedim

Ajo është një nga personat që pasditen e së premtes janë goditur brenda në makinë nga disa persona për të cilët tani policia e Durrësit ka nisur procedimin penal dhe shpalljen në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14, në Nishtulla.

Sipas Meçanit, i pari që është goditur nga një grup prej disa personash është 55–vjeçari Fatmir Meçani.

Në momentin që vëllai i tij, Lulzimi, bashkëshortja e Fatmirit dhe kunata e tij po e shoqëronin në spital, makina e tyre është goditur nga po të njëjtët persona që më parë kishin gjakosur Fatmirin.

Familja Meçani, pas dhunës së pësuar një ditë më parë ndihet e kërcënuar dhe e pambrojtur, përsa kohë këtë shtetas janë ende të lirë.

Sipas kësaj familjeje, kjo nuk është hera e parë që ata i dhunojnë, ashtu siç kanë dhunuar edhe familje dhe persona të tjerë po në atë zonë.

Pas sulmit ndaj makinës së tyre, 4 personat janë drejtuar për në policinë e Durrësit, ku kanë bërë denoncimin përkatës. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, teksa paraprakisht bëhet me dije për një konflikt të çastit dhe me motive të dobëta.

Në njoftimin për shtyp, policia bën të ditur se:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit A. Z., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit S. Z., 46 vjeç, dhe V. R., 37 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës”.

Dhe më tej sqarohet dinamika:

“Po sipas policisë, pas hetimeve të kryera nga ekspertët e kriminalistikës, ka rezultuar se “më datë 30.01.2026, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 14, Nishtulla, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasit F. M., 55 vjeç, dhe L. M., 55 vjeçe, si dhe kanë dëmtuar automjetin tip “Ford Focus”, duke thyer xhamat e derës së shoferit dhe pasagjerit, në pronësi të shtetasit L. M., 47 vjeç”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET DOKUMENTI I JEFFREY EPSTEIN/ I shkroi dy ditë para se të vetëvritej në burg, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Previous article SHISTE KOKAINË NË QENDRAT TREGTARE/ Arrestohet shqiptari! Gjykata e dënon në kohë rekord

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT