• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KEMI EDHE 99 DITË PËR FITOREN…”/ Veliaj në Rrogozhinë: Mandati i tretë për PS, historik
Home
Politikë

“KEMI EDHE 99 DITË PËR FITOREN…”/ Veliaj në Rrogozhinë: Mandati i tretë për PS, historik

16 January, 2021 s.autor Politikë

Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe drejtuesin politik të PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, fitorja e mandatit të tretë është mision historik për socialistët. Nga Rrogozhina, ai tha se në këto 99 ditë para zgjedhjeve, duhet t’u tregojmë njerëzve se PS-ja e kërkon mandatin e tretë për të bërë edhe më shumë punë.

Kemi edhe 99 ditë për mandatin e tretë të PS, të cilin nuk e duam si një kupë tjetër, si e vetmja parti që fiton tre herë radhazi, por e duam që të bëjmë më shumë punë. Partia Socialiste dhe Edi Rama duhet që ta çojë deri në fund procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe rimëkëmbjen pas pandemisë. Kjo është arsyeja pse na duhet mandati i tretë, tha ai.
Sipas tij, historia ka treguar se vetëm një forcë si Partia Socialiste mund të përballet me sfida të tilla, ashtu siç ka treguar në dy mandatet e para.

Kjo fitore është mision historik. Në këto 99 ditë do ta bëjmë natën ditë sepse është beteja jonë më e rëndësishme. Nëse në betejat e kaluara menaxhonim problemet e mëparshme, si rrënimi ekonomik që gjetëm në 2013-ën, apo spekulimi politik me të cilin u përballëm në 2017-ën, rrethanat me tërmetin dhe pandeminë janë të paprecedenta për gjeneratën tonë, ndaj kemi shumë punë për të bërë. Nuk mund ta lëmë punën përgjysmë. Shqipëri që po ndërtojmë është ende karabina – kemi hedhur themelet, kemi vendosur kolonat, por duhet ende punë që të dalë ashtu siç i ka hije duarve që punojnë në Partinë Socialiste, u shpreh Veliaj. Drejtuesi politik i PS-së shtoi se socialistët i kanë dyert e hapura për këdo, edhe për ata që vijnë nga logot e tjera partiake sepse PS është e vetmja familje politike që punon vërtet për Shqipërinë.

Ne socialistët nuk i mbyllim dyert. Nëse dikush është bërë pishman dhe dëshiron të rikthehet në shtëpinë e tij, sepse e kuptoi që familja jote është e pazëvendësueshme, – siç kanë filluar ta kuptojnë masivisht në Tiranë, në Kavajë dhe këtu në Rrogozhinë, të cilën ikën në drejtimin e gabuar, shkuan në një parti familjare, që nuk njeh as parim, as moral, as të drejtë, as ligj sepse e sheh pushtetin si plaçkë, – iu themi mirë se erdhët në familjen tuaj! Nuk të paragjykojmë pse ke ardhur nga LSI, PD, apo PDIU! E ke kuptuar më në fund, që kjo është forca e vetme që nuk i lë punët përgjysmë, u shpreh Veliaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Superiore: Po luhet ndeshja Tirana-Kastrioti në "Selman Stërmasi". Rezultati 2-1
Previous article COPA DEL REY/ Bashkë me Messin, Barcelona mbërrin në Seville për titullin e parë të sezonit

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT