Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video, ku shfaqen dy gjyshe që kanë dalë jashtë në një moment kur nuk duhet.
Kreu i qeverisë thotë se kjo gjë është krejtësisht e pajustifikueshme për familjarët e tyre.
“🔴 Kjo që ndodh me këto dy gjyshet dhe me ata gjyshërit ulur atje mbrapa, është e frikshme dhe krejtësisht e pajustifikueshme për familjarët e tyre!
🔴 Për këto mosha kjo është lojë me jetën!
🔴 Ju lutem mos i lejoni të moshuarit dhe fëmijët të dalin nga shtëpia, ju lutem! Stolat e parqeve dhe këndet e lodrave në natyrë janë burim rreziku! Prandaj parku i liqenit dhe të gjitha hapësirat rekreative në çdo qytet, do të jenë të ndaluara për të gjithë!
🔴 Frikë aspak, kujdes po!”, shkruan Rama.
🔴 KJO QË NDODH ME KËTO DY GJYSHET DHE ME ATA GJYSHËRIT ULUR ATJE MBRAPA, ËSHTË E FRIKSHME DHE KREJTËSISHT E PAJUSTIFIKUESHME PËR FAMILJARËT E TYRE! 🔴 PËR KËTO MOSHA KJO ËSHTË LOJË ME JETËN! 🔴 JU LUTEM MOS I LEJONI TË MOSHUARIT DHE FËMIJËT TË DALIN NGA SHTËPIA, JU LUTEM! STOLAT E PARQEVE DHE KËNDET E LODRAVE NË NATYRË JANË BURIM RREZIKU! PRANDAJ PARKU I LIQENIT DHE TË GJITHA HAPËSIRAT REKREATIVE NË ÇDO QYTET, DO TË JENË TË NDALUARA PËR TË GJITHË! 🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 14. März 2020


