• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KËMBIMI VALUTOR/ Euro nuk ndal rritjen, po i afrohet 127 lekëve
Home
Ekonomi
Portret

KËMBIMI VALUTOR/ Euro nuk ndal rritjen, po i afrohet 127 lekëve

14 September, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të fortë sot në tregun e brendshëm valutor, duke arritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i qershorit, e ndihmuar dhe nga forcimi i saj në bursat ndërkombëtare në dy javët e para të shtatorit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.74 lekë, duke u rritur me 0.1 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i lartë në tre muaj, që nga koha kur euro kërceu në 128 lekë, si rrjedhojë e ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, që tërhoqi valutë nga tregu, pasi monedha e përbashkët nisi një rënie të pakontrolluar, duke zbritur deri në 124.17 lekë, niveli më i ulët ë 10 vjet.

Aktorët e tregut pohojnë se forcimi i euros është sezonal, pas rënies së ai pëson gjithnjë në muajt e verës, të ndikuara nga fluksi i prurjeve të emigrantëve dhe turistëve. Rënia gjithsesi këtë vit ishte e frenuar, deri në 125.83 lekë në mes të gushti, pasi Banka e Shqipërisë ishte vazhdimisht në treg për të mos lejuar nënçmimin e monedhës së përbashkët.

Në krahasim me fillimin e vitit, që u hap me 133 lekë, euro ka rënë me 6.33 lekë, ose me 4.7%. Arsyet e rënies së monedhës së përbashkët lidhen me faktorë të pazakontë, si konvertimet e kapitalit të bankave në pjesë e parë të vitit, apo dhe rritja e eurove që vijnë nga kanalet informale, shkruan “monitor”.

Ekspertët e tregut pohojnë se është e vështirë që të parashikohet ecuria e kursit të këmbimit, pasi në Shqipëri faktorët që e ndikojnë atë janë shpesh të paparashikueshëm dhe shkojnë përtej fluksit formal të hyrjes së valutës në vend.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se ndryshe nga tremujori i parë, kur deficiti i llogarisë korente u përkeqësua, në të dytin ai shënoi një përmirësim që gjithsesi ishte i pamjaftueshëm për të shpjeguar nënçmimin e fortë të euros në periudhën prill-fillim qershori.

Dollari ka qenë në rënie gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer me 109.08 lekë, 0.14 lekë më pak se dita e mëparshme.

Në bursat ndërkombëtare euro është forcuar ndjeshëm në shtator, duke arritur në 1.16 USD, nga 1.14 që zbriti në mes të gushtit, pas lehtësimit të frikës së krizës turke dhe të dhënave për ngadalësimin e ekonomisë amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FTESA NË KRYEMINISTRI/ Rama: Ejani vizitoni eskpozitën në Qendrën për Hapje e Dialog (VIDEO)
Previous article iPHONËT E RINJ/ Huawei “thumbon” Apple-in: Faleminderit që i mban gjërat njësoj

k.autor

Postime të ngjashme

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT