Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku u zhvlerësua në raport me dollarin dhe euron.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet sot me 110.94 lekë ose 0.12 lekë më shumë se një ditë më parë.
Me 0.03 lekë i ka forcuar sot pozitat edhe euro. Monedha e përbashkët europiane këmbehet me 123.31 lekë. Ndërsa valutat e tjera janë luhatur lehtë në këmbim me lekun.



