• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KËMBANË ALARMI PËR…”/ Si u arratisën 20 të burgosur politik gjatë regjimit komunist (DOKUMENTI)
Home
Dossier

“KËMBANË ALARMI PËR…”/ Si u arratisën 20 të burgosur politik gjatë regjimit komunist (DOKUMENTI)

7 May, 2019 k.autor Dossier

Alarmi në Komitetin Qendror: “Kanë dalë në ndjekje të gjithë forcat e policisë dhe të Divizjonit të Mbrojtjes që ndodhen këtu. Organizata e Partisë në qendër, Lushnje dhe Skrapar, ka mobilizuar anëtarët, kandidatët, të rinjtë komunista dhe miqtë e Partisë e të Frontit në këtë drejtim, duke zënë shtigjet nga mund të kalojnë ata, duke i dhënë informata ushtrisë për bazat e tyre”.

Një ngjarje e pazakontë kishte tronditur gjithë stukturat e regjimit komunist, në prillin e vitit 1947. Një grup të burgosurish që mbaheshin të izoluar, në një kamp në afërsi të Beratit, dhe shfrytëzoheshin për punë të detyruar, kishin sulmuar befas policët që i ruanin, i kishin çarmatosur dhe ia kishin dalë të arratiseshin së bashku me armatimin e marrë. Grupi prej 20 të burgosurish, konsiderohej si shumë i rrezikshëm për regjimin komunist dhe ishin dënuar të gjithë me nga 15 deri në 30 vjet burg. Për regjimin, ky akt ishte një kambanë alarmi. Të gjithë strukturat partiake e shtetërore ishin ngritur në këmbë për t’i kapur të arratisurit. Por, siç njoftojnë dy shkresat e mëposhtme, nga 20 të arratisurit, kishin arritur të kapnin vetëm njërin.

Ngjarja e mësipërme është përcjellë fillimisht si një telegram të nesërmen e ngjarjes dhe më tej, e detajuar, dërgohet në formë informacioni në Komitetin Qendror nga Reis Malile.

Kjo anë e medaljes në historinë e persekutimit komunist në Shqipëri është pak e njohur për publikun dhe dëshmon guximin e kundërshtarëve të komunizmit për ta refuzuar këtë regjim dhe metodat e dhunshme që ai aplikonte.

Arratisjet e bujshme vijuan pavarësisht masave të rrepta dhe dhunës së shtuar mbi të burgosurit politik. Dokumentat dëshmojnë edhe një arratisje tjetër të bujshme nga kampi me të burgosur politikë në fermën e Llakatundit, në dhjetor të po atij viti, dokument të cilin kujto.al do ta publikojë në ditën në vijim.

Më poshtë, sjellim të plota dy dokumentet ku zbardhet arratisja e 20 të burgosurve nga kampi i Beratit në prill të 1947:

 

18/IV/47
Tepër urgjent
nr.42/1

Komitetit Qendror të P.K.SH.

Sot në (17) shtatëmbëdhjetë datë 17.IV/47 gjatë rrugës që ktheheshin nga puna 20 të burgosur kriminelë lufte. Të burgosurit kanë çarmatosur policët që i shoqëronin. Ndjekja vazhdon. Deri tani kemi kapur vetëm një. Hollësirat do t’ju a dërgojmë me shkresë.

(Xhorxhi)

—————–

Komitetit Qendror të P.K.SH
Tirane

Në vijim të radiogramit tonë nr 42/I datë 17/4/947.

Dje më 17 k.m. n’ora 17 mbas dite duke i prurë nga vendi i punimeve dhe afër kazermave në të hyrë të Beratit, u arratisën nga grupi i kriminelave politikë të këtij qarku 20 veta. Këta ju vërsulën rojeve që i shoqëronin në befasi dhe i çarmatosën duke marrë me vehte krejt armatimin e skuadrës që i shoqëronte.

Shumica kanë qenë kriminela të rrezikshëm të dënuar 15 deri në 30 vjet burgim. Nga hetimet që ka zhvilluar deri tani Drejtoria e Brendshme e Prefekturës nuk ka nxjerrë gjë në shesh nëse kjo çështje ishte e pregatitur me kohë nga ana e tyre , por sidoqoftë të le të dyshosh se kur u vërsulën ka qenë një shumicë e tërë.

Nuk dyshojmë që policët, të cilët i shoqëronin të kenë dashtë arratisjen e tyre, për arsye se ata u munduan së tepërmi për të mos ju lëshuar armët dhe fakti e tregon, që u kapën grykë më grykë me ta.

Kanë dalë në ndjekje të gjithë forcat e policisë dhe të divizjonit të mbrojtjes që ndodhen këtu. Organizata e partisë në qendër , Lushnje dhe Skrapar, ka mobilizuar anëtarët, kandidatë të rinjtë komunista dhe miqtë e Partisë e të Frontit në këtë drejtim duke zënë shtigjet nga mund të kalojnë ata duke i dhënë informata ushtrisë për bazat e tyre.

Do t’ju njoftojmë përsëri mbi këtë çështje.

(Reis Malile)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË PËRBALLOJË PASOJAT NËSE..."/ NATO paralajmëron Turqinë, sistemi rus i mbrojtjes....
Previous article SHËNOI GOLI E TITULLIT NDAJ LEICESTER/ Kompany rrëfen: Të gjithë po më ulërinin që të mos gjuaj… (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT