Çdo postim i Kejvinës në rrjetet sociale, kthehet në lajm. Ish-velina e “Xingut” di më së miri të tërheqë vëmendjen e të gjithëve dhe të bëhet kryefjala e mediave rozë. Ajo nuk e ka kompleks apo problem të provokojë dhe të nxjerrë më shumë sesa duhet format e saj trupore në pah.
Sidomos pas operacionit të gjoksit ajo ka filluar ta ekspozojë tepër nëpër foto, e shohim gjithmonë me dekolte të hapur dhe shumë joshëse.
Këtë gjë na i vërteton më së miri postimi i saj i fundit në “Instagram”. Kejvina ka publikuar një foto me një fustan të bardhë, ku tregon qartë se nuk ka veshur fare të brendshme dhe i gjithë gjoksi i ka dale jashtë.
Me siguri me këtë pozë modelja ja ka arritur qëllimit të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.