• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Ke vendosur të blesh shtëpi? Si të leverdis më mirë kredia, në euro, apo në lekë
Home
Ekonomi

Ke vendosur të blesh shtëpi? Si të leverdis më mirë kredia, në euro, apo në lekë

2 June, 2018 Ina.Autor Ekonomi

Nëse ke vendosur të blesh një shtëpi që kushton 75 mijë euro dhe banka të financon deri në 70% të shumës, pra 52,500 euro, dilema e shumëkujt është se në çfarë monedhe duhet ta marrë kredinë, nëse të ardhurat i ka në lekë.

Por, sa janë këstet mujore nëse e merr huanë në 20 vjet? “Monitor”, bazuar në kalkulatorin e kredisë, ka bërë llogaritjet për huanë në euro në shumën 52,500 euro dhe të njëjtën shumë e ka konvertuar në lekë me kursin mesatar të muajve të fundit (127.8 lekë), rreth 6.7 milionë lekë, për një afat 20 vjet, bazuar në normën aktuale të interesave të kredive për pasuri të paluajtshme.

SI TË LEVERDIS MË MIRË

Në euro

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në prill, interesi i kredisë së re për blerje banesash për individë në euro ishte 2.85%. Me këtë interes, shuma mujore që duhet të paguajë individi për 20 vjet është 287 euro (interesi llogaritet mbi principalin e mbetur dhe bankat e ndajnë pagesën mujore në këste të barabarta). Në fund të 20 viteve, individi do të ketë paguar gjithsej 68,940 euro, pra interesat e paguara arrijnë në 16,440 euro.

Në lekë

Nëse disa vite më parë, diferenca e lartë mes interesave të kredive në lekë dhe në euro ishte një joshje e madhe, pasi arrinte në 5-6 pikë përqindje, vitet e fundit ajo është reduktuar dukshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, në dhjetor, norma e interesit për kreditë e reja në lekë për blerje të pasurive të paluajtshme në prill ishte 3.81%, pra vetëm një pikë përqindje më shumë se ajo në euro. Për një shumë prej 6.7 milionë lekë, për 20 vjet, kësti mujor është 39,990 lekë. Në fund, individi do të paguajë 9.6 milionë lekë, nga të cilat interesa janë 2.9 milionë lekë.

Rreziku i euros

Nëse kushtet mbeten siç janë sot, nëse e merr kredinë në monedhën e përbashkët fiton rreth 880 mijë lekë nga interesat për shkak se norma për kredinë në euro është më e ulët se ajo në lekë. Por, rreziku më i madh lidhet me ecurinë e kursit të këmbimit, në momentin që të ardhurat i ke në lekë.

P.sh., nëse leku zhvlerësohet në 147 lekë, shuma totale që do të duhet të paguhet në lekë për kredinë në euro arrin në 10.1 milionë lekë, pra rreth 400 mijë lekë më shumë sesa po ta kishte marrë huanë që në fillim në lekë. Sa më tepër të zhvlerësohet euro, aq më shumë rriten humbjet, të cilat janë veçanërisht të larta për bizneset, që kanë dhe shumat e kredisë dhe këstet mujore shumë më të larta sesa individët. Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dukesha e Diamantëve: Meghan Markle zotëron një koleksion të shndërritshëm prej 1 milionë paund
Previous article Ze Maria i dha “OK” presidentit Halili, zbulohet shuma që do përfitojë tekniku brazilian

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT