• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kë shqetëson prezenca e Turqisë në Ballkan?
Home
Europë

Kë shqetëson prezenca e Turqisë në Ballkan?

23 May, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Turqia vijon të renditet ndër temat kryesore të mediave Perëndimore që e shohin Ankaranë si një kundërshtar të fortë të Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit.

Kështu, gazeta gjermane Die Welt e konsideron presidentin turk si kujdestar të myslimanëve të Ballkanit.

Gazeta merr shkas nga takimi elektoral i Erdogan në Sarajevë, duke nënvizuar se të gjitha vendet e BE kanë ndaluar presidentin turk të bëjë fushatë në  këto shtete, ndërsa në Bosnje-Hercegovinë nuk kishte asnjë problem.

Erdogan u bëri thirrje turqve në Evropë “të angazhohen në partitë politike të vendeve të tyre” për t’i shërbyer interesave të Turqisë.

Në këtë frymë, citon gazeta Erdogan po përpiqet për shumë vite të fitojë edhe muslimanët e Ballkanit. Ai vepron si një kundërshtar i BE në rajon për të mbajtur armiqësitë e vjetra mes serbëve, kroatëve, boshnjakëve, të krishterëve dhe muslimanëve.

Masakra e Srebrenicës, në sytë e muslimanëve të Ballkanit është një simbol i mizorive serbe në luftën civile të viteve ’90, ndërsa narrativa turke e paraqet  si një simbol të mizorisë së krishterë. Referuar deklaratës së Erdogan se “ne duhet të jemi kudo ku dikur ishin të parët tanë”- Die Welt shkruan se presidenti turk e sheh veten si trashëgimtar shpirtëror të sulltanëve osmanë dhe si mbrojtës i myslimanëve të Ballkanit.

Ndërsa Zëri i Amerikës në një shkrim me temë “BE dhe investimet turke në Ballkanin Perëndimor” sjell shembullin e qytetit të vogël serb të Krupanjës, që sipas ZA është duke kërkuar investitorë jo në Mynih apo Paris, por në Stamboll – një shenjë e ndikimit në rritje të Turqisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, që shqetëson disa shtete të BE-së.

“Investitorët turq deri tani kanë investuar më shumë se 100 milionë euro dhe punësojnë rreth 8,000 punëtorë. Ajo që është interesante me investitorët turq është se ata investuan kryesisht në zonat e pazhvilluara në Serbi, që do të thotë në zonat ku nuk ka punë”, thotë Marko Cadez, kreu i Dhomës serbe të Tregëtisë.

Vëllimet e tregtisë mes Turqisë dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë të hyjnë në BE, janë rritur vazhdimisht, duke u rritur nga 435 milionë dollarë në 2002 në 3 miliardë dollarë në vitin 2016. Me 340 milionë euro të investuara në Kosovë, shumica për të blerë një aeroport dhe rrjetin e shpërndarjes së energjisë, Turqia është investitori i tretë më i madh në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rrëfehet USHTARI që tentoi të grabisë bankën: Më refuzuan overdraftin, kisha nevojë për para. Gruaja: ...
Previous article GOCA MOS I HUMBISNI/ A është normale ngjyra e errët e periodave?

Redaktor2

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT