Janë sekuestruar ditën e sotmë 562 kg kanabis sativa. Policia njofton se është arrestuar vetëm një përson për këtë sasi të madhe droge të sekuestruar
Në pranga ka rënë 35 vjeçari S. B me banim ne Frakull të Madhe. Atij ju gjet kjo sasi droge në makinen e tij fuoristradë.
Kjo, pasi 35-vjeçari në Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, u kap me mjetin karrotrec tip “Benz”, duke transportuar mjetin fuoristradë.
Nga kontrolli në mjetin fuoristradë u gjet dhe u bllokua 562.3 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e pronarit të fuoristradrës si dhe tre shtetasve të tjerë ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.


