Ish-deputeti i Lezhës dhe politikani Eduart Ndocaj, i njohur edhe si “Kaubojsi”, kohët e fundit është parë më pak në jetën active në Shqipëri.
Por gjithësesi, ai nuk është aspak i tërhequr nga rrjetet sociale, ku jo vetëm është tepër aktiv me mesazhe, statuse dhe foto, por duke pasqyruar aty në foto edhe jetën e tij të përditshme.
Së fundi edhe pse ai është tërhequr paksa nga politika active, duket se “Kaubojsi” nuk ka ndalur aspak nga energjitë positive.
Ai është shfaqur në një set më të fundit me disa foto, ku duket se ka nisur të marrë leksione aviacioni në Itali.
Në disa prej fotove “Kaubojsi” lezhjan shfaqet brenda kabinës së një avionic luftarak, ku i shoqëruar edhe nga bashkëshortja, duket se kanë bërë një fluturim imagjinar…
“Nje enderr qe po rralizohet.”,- shkruan Ndocaj në komentin që shoqëron këto foto në profiling e tij në Facebook.
Mos vallë ‘Kaubojsi’ po e lë politikën për t’u bërë një aviator luftarak…?/Mapo.al/