• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Katër vepra penale/ Këshilltarët bashkiakë të Kukësit padisin prokurorët dhe policët që arrestuan protestuesit
Home
Shqipëri

Katër vepra penale/ Këshilltarët bashkiakë të Kukësit padisin prokurorët dhe policët që arrestuan protestuesit

2 April, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Këshilltarët Bashkiakë të Kukësit padisin prokurorët dhe policët që kanë lëshuar dhe ekzekutuar urdhërarrestet për protestuesit kuksianë. Mbi ta rëndojnë 4 vepra penale, të kryera në bashkëpunim:

“Heqja e paligjshme e lirisë” (neni 110);
“Shpërdorimi idetyrës” (neni 248);
“Kryerja e veprimeve arbitrare” (neni 250): “
“Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” (neni 251),

Në padinë e këshilltarë kuksianë thuhet se ndalimet janë kryer sipas metodave që ndjekin regjimet totalitare, duke shkelur të gjitha standardet dhe parimet që sanksionohen në Kushtetutë. “Urdhrat e ndalimit janë ekzekutuar duke hyrë dhunshëm dhe duke ndaluar qytetarët në harkun kohor 02.00 – 3.30 të mëngjesit.”- thuhet në padi.

Këshiltarët e Bashkisë së Kukësit besojnë se urdhërarrestet janë lëshuar me një akt të motivuar politikisht nga organi i prokurorisë në Kukës, që nuk ka kryer procedurë të hetimit të pavarur dhe te paanshëm.

“Nxjerrja pa kryer asnjë verifikim apo hetim e urdhrave të ndalimit, është bërë me qëllimin kriminal të frikësimit të banorëve dhe intimidimit të tyre për të mos ushtruar të drejtën kushtetuese të tubimit dhe lirisë së shprehjes”.

Në padi theksohet se, duke mos patur nevojë urgjente, ekzekutimi i urdhrave të ndalimit, duhet të ekzekutoheshin në harkun kohor 07.00 deri në 20.00. “Hyrja në banesë në mes të natës, në një kohë ku të gjtihë familjarët e personave të ndaluar dhe veta ata, janë në gjumë, si dhe në kushtet kur këta persona nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri shoqërore, si dhe pranimi i kësaj forme të kundërligjshme nga ana e prokurorëve, përbën shpërdorim detyre për prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit.”-thuhet në padinë e këshilltarëve bashkiakë të Kukësit.

Edhe Avokati i Popullit pohoi të dielen së për disa nga protestuesit nuk kishte urdhër arresti, në kohën kur është kryer inspektimi, rreth orës 13.00. Avokati i Popullit bëri publik faktin se të ndaluarit janë keqtrajtuar, duke mos u dhënë ushqim deri pas drekës.

Këshilltarët e Bashkisë së Kukësit theksojnë se “nënshtrimi i organit të prokurorisë ndaj urdhrave politikë e qeveritarë është fund i demokracisë në vend dhe nevojiten masa urgjente të frenimit të këtij fenomeni të kundërligjshëm.”

Këshilltarët i qëndrojnë bindjes se qytetarët protestuan në mënyrë të ligjshme kundër padrejtësisë së qeverisë që i grabit ata nëpërmjet taksës 10 euro vajtjeardhje për autoveturat dhe 45 euro për kamionët, prandaj kanë hequr pikat e ndalesës dhe pagesës të vendosura në pronën publike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kim Kardashian i qepet Shqipërisë/ Ja çfarë plani ka ajo (FOTO)
Previous article Arrestimi i protestuesve, qytetarët mblidhen sërish përpara Drejtorisë së Policisë: Rama ik

Redaktor2

Postime të ngjashme

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll Breaking News

"NUK JEMI GATI PËR DEPOLITIZIM TË PLOTË TË ADMINISTRATËS ZGJEDHORE"/ Celibashi: Partitë të jenë në komisione, por jo 100% kontroll

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT