Lajmi i turistëve italianë që u larguan nga restoranti pa paguar, ka marrë vëmendjen e mediave italiane.
Ngjarja ndodhi në Berat, ku në videon e publikuar nga faqja e restorantit shfaqeshin turistët teksa ia mbathën pa paguar, faturën prej 80 eurosh. Media italiane, “Open Online” teksa shkruan se shumë turistë të huaj e italianë kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri, sjell në vëmendje edhe rastin e ndodhur në Berat.


