• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KATËR ORË NË AMBIENTET E PROKURORISË SË POSAÇME/ Klotilda Bushka del nga SPAK: Nuk kam koment
Home
Aktualitet
Kronikë

KATËR ORË NË AMBIENTET E PROKURORISË SË POSAÇME/ Klotilda Bushka del nga SPAK: Nuk kam koment

24 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Katër orë ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme deputetja socialiste, Klotilda Bushka.

Pas daljes nga SPAK, Bushka refuzoi të fliste për mediat. “Nuk kam asnjë koment”, tha ajo shkurtimisht.

Jo më shumë sesa klientja e tij foli avokati Henrik Ligori, i cili tha: “Nuk na komunikuan. Jo ska akuzë. Nuk ka akuzë dhe nuk ka komente”.

Emri i Klotilda Bushkës doli në dosjen e SPAK për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Sipas dosjes, Bushka dyshohet se ka intimiduar dëshmitarët në hetimet për Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Kujtojmë se në një mbledhje të grupit parlamentar socialist, Bushka hodhi poshtë akuzat e SPAK dhe tregoi lidhjen e saj me Veliajn dhe bashkëshorten.

“Është e vërtetë, unë jo vetëm e njoh Ajola Xoxën por kam bashkëpunuar me të edhe para se të bëhesha deputete dhe ky është një fakt i ditur. Erjon Veliaj është miku im i fëmijërisë. Jam krenare për punën që kemi bërë së bashku por edhe për transformimin e kryeqytetit.

Kjo lidhje më ka bërë që të përjetoj bashkë me ta gjithë kalvarin e muajve të fundit, përfshirë linçimin publik dhe trysninë e vazhdueshme që u është dashur të përballojnë.

Jo pak herë kam qenë pranë Ajolës, duke e mbështetur si mike por edhe si ish-kolege në nivelin njerëzor. Me Erionin për shkak të angazhimeve kam pasur mundësinë të flasë më rrallë. Në çdo rast i kam transmetuar besimin e palëkundur tek e drejta, e vërteta, te drejtësia”, tha Bushka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONCENSIONET NË SHËNDETËSI/ Paraqitet në SPAK Klodian Allajbeu
Previous article TRAGJIKE NË SHKODËR/ Humb jetën 4-vjeçari, motra e tij në gjendje të rëndë, ja për çfarë dyshohet

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT