• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“Katër i Radës”, tragjedia e Otrantos vjen si një opera në skenat shqiptare
Home
Kulturë

“Katër i Radës”, tragjedia e Otrantos vjen si një opera në skenat shqiptare

5 September, 2018 Isa.Autor Kulturë

Dikur sirianët ishim ne. Imazhet e fëmijëve dhe grave të nxjerra nga ujërat e Adriatikut do të ishin po aq pikëlluese sa edhe ato, që sot bëjnë gjithë botën të lotojë. Veçse atëherë mediat sociale nuk ekzistonin. Një anije e vogël shqiptare e tejmbushur me burra, gra e fëmijë, fundoset në mars të vitit 1997 pranë brigjeve italiane. Nga 140 vetë në bord, 81 u mbytën dhe 27 të tjerë nuk u gjetën kurrë. Plot 21 vjet më pas, ujërat e Otrantos, janë më të kripur. Janë lotët e nënave, grave, të afërmve, të atyre që nuk u kthyen më kurrë, ndërsa vajet me ligje ende i sjell era e vala, si një iso e gjatë polifonie labe. Si homazh i viktimave të Otrantos, në një kontekst të ngjashëm në brigjet italiane, shfaqet në Shqipëri opera “Katër i Radës. Il naufragio”. Një vepër e porositur nga Bienalja e Venecias, realizuar nga Qendra e Prodhimit Teatror Koreja, Itali, me muzikë të Admir Shkurtajt, me libret nga Alessandro Leogrande, autor i romanit-reportazh me të njëjtin titull: “Katër i Radës: Mbytja e anijes”. Pas suksesit dhe çmimeve që ka fituar gjatë dy viteve, që nga dita e premierës, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës, opera do të shfaqet fillimisht në Shkodër në skenën e Teatrit “Migjeni”, për të udhëtuar drejt Prishtinës, në Teatrin “Oda” e më pas do të vijë në Tiranë, në skenën e re të Amfiteatrit në kodrat e Liqenit.

40989958_498711367272147_3491953246535155712_n

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ditari i mjekut polak zbulon tmerret e pushtimit nazist
Previous article SIMULACIONI NË 3D/ Ja si u shemb ura Morandi, 5 hipotezat (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT