• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KATËR EPISODE QË TRADHËTUAN AUTORIN E TRITOLIT/ Biznesmeni i arrestuar me “ML” dhe atlete të bardha kyç gojën në Polici
Home
Aktualitet
Kronikë

KATËR EPISODE QË TRADHËTUAN AUTORIN E TRITOLIT/ Biznesmeni i arrestuar me “ML” dhe atlete të bardha kyç gojën në Polici

27 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit është e bindur se personi që u vu në pranga mbrëmjen e së martës për vënien e tritolit në derën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës është autori.

Ata pretendojnë se kanë prova të mjaftueshme për ta mbajtur në pranga të arrestuarin pasi pretendojnë se gjurmimi dhe dokumentimi janë bërë në bazë të kërkimit të kamerave në një sërë ambientesh të ndryshme të qytetit të Durrësit.

E ndërsa nuk gjejnë asnjë lidhje mes atij dhe Armando Dukës, as ndonjë konflikt të hershëm që mund ta çonte të riun drejt një dhënieje mesazhi, kërcënimi e aq më pak eliminimi, burimet të besueshme i thanë mbrëmë gazetës “Panorama” se arrestimi është kryer në bazë të provave dhe fakteve të shumta, edhe pse ende nuk janë të qarta motivet e atij sulmi me tritol.

Po i njëjti burim policor bëri me dije se biznesmeni i prangosur, Arlen Hasanaj, ka refuzuar të flasë, ndërsa Armando Duka ka pranuar se nuk e njeh fare të riun. Prej më shumë se 24 orësh tentativë për të marrë një dëshmi prej Hasanajt, grupi i hetimit ka dështuar, ndërkaq mësohet se është punuar në mënyrë intensive për të dokumentuar të gjitha vendndodhjet e tij pas sulmit në shtëpinë e kreut të Federatës së Futbollit, Armando Duka!

NDJEKJA E HASANAJT

Sipas të dhënave të Policisë bëhet me dije se ndjekja e personit që hodhi sasinë e tritolit në derën e jashtme të shtëpisë së familjes Duka është parë atë mbrëmje në disa ambiente. Janë një sërë detajesh që hetuesit pretendojnë që kanë fiksuar në të gjitha pamjet filmike të siguruara, detaje që me sa duket i riu nuk është kujdesur t‘i fshehë fare. Sipas Policisë dhe Prokurorisë që po merren me dokumentimin e ngjarjes saktësohet se mjeti, atletet dhe xhupi janë tre elementët që kanë siguruar ndjekjen e Hasanajt.

Edhe pse në kamerat e shtëpisë së Dukës i riu nuk dukej qartë nga pamja, janë atletet e bardha që kanë bërë të mundur që Policia të fiksojë të njëjtën figurë teksa ngjitej në një “Benz ML” pak metra më tej. Momenti kur personi ngjitej në mjet është kapur nga një kamera tjetër, por ashtu me të njëjtën pamje i riu është filmuar po atë natë në një ambient të jashtëm në zonën e Plazhit. Ndërkohë po mbrëmjen e së hënës, policia dhe prokuroria pretendojnë se pa ndryshuar asgjë nga veshja e tij, i njëjti person është shfaqur në pamjet filmike të një pallati, nga ku edhe u shkëput pamja më reale e të riut, i cili rezulton të jetë sipërmarrës në Durrës.

Policia dhe prokuroria kanë realizuar gjurmim edhe përgjatë ditës së martë por pa e pikasur gjëkundi në zonën e Durrësit. Informacionet janë lidhur me targën e mjetit. Sapo Hasanaj me mjetin “Benz ML” ka mbërritur në Durrës ai është vënë në pranga nga ana e policisë dhe menjëherë është vënë në dijeni të arsyes se përse ishte prangosur. Që nga ai moment, e deri orëve të vona të mbrëmjes së djeshme ai ka refuzuar të flasë për grupin hetimor vetëm se ka këmbëngulur se është arrestuar kot dhe që nuk kishte lidhje me ngjarjen. Po ashtu ai ka kërkuar edhe një mbrojtës ligjor dhe me sa duket vetëm atëherë do të pranojë të flasë me hetuesit.

SIGURIMI I TRITOLIT

Sipas të dhënave të Policisë së Durrësit, bëhet e ditur se Arlen Hasanaj nuk ka qenë i skeduar asnjëherë për ndonjë vepër penale. Ai figuron administratori i një biznesi në qytetin bregdetar, ku në ekstraktin e gjeneruar nga faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit për subjektin e “Arlen Hasanajt” thuhet se ai vepron në fushën e market, bar, kafe. Për punime të brendshme, thyerje, shembje, rikonstruksione të ndryshme, etj. Veprimtari në fushën e prodhimit, magazinimit dhe tregtimit të prodhimeve e ushqimeve blegtorale e bujqësore.

Policia dhe Prokuroria përveç hetimit të motivit të sipërmarrjes së hedhjes së tritolit në shtëpinë e Dukës mësohet se po heton tashmë edhe në lidhje me vendin se ku e ka siguruar i dyshuari lëndën plasëse. Sipas të dhënave, lënda ka qenë e bërë në mënyrë artizanale, gjë që rrit dyshimin se personi që e ka hedhur mund ta ketë blerë edhe në qytetin e Durrësit. Në fakt, Durrësi, Fushë-Kruja dhe Shkodra janë tre vendet që prodhojnë dhe tregtojnë jo vetëm brenda vendi po edhe jashtë të lëndëve plasëse, si dhe të minave të telekomanduara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DINAMO-PARTIZANI/ Pritet të luhet derbi i kryeqytetit në “Air Albania”, policia me plan masash
Previous article TRUPAT RUSE GATI TË SULMOJNË/ Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka një apel: Kjo është përgatitje për pushtim

s.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT