• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KATËR DITË PARA ZGJEDHJEVE/ Trump: Vaksina do ju shpëtojë brenda pak javësh. Biden: Presidenti ka hequr…
Home
Nderkombetare

KATËR DITË PARA ZGJEDHJEVE/ Trump: Vaksina do ju shpëtojë brenda pak javësh. Biden: Presidenti ka hequr…

31 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Vetëm katër ditë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit, dy kandidatët për president amerikan i përqendruan përpjekjet të premten në shtetet e lëkundura në qendër të vendit.Presidenti Donald Trump bëri fushatë në Miçigan, Minesota dhe Uiskonsin, ndërsa ish-nënpresidenti Biden bëri fushatë në Minesota, Uiskonsin dhe Ajova.

Miçigani ka 16 vota elektorale, ndërsa Uiskonsini ka 10 dhe Ajova ka 6.

Zoti Biden tha në një tubim në Ajova, ku përkrahësit po e ndiqnin nga makinat e tyre në terrenin e panairit shtetëror të kryeqytetit De Mojn, se ky shtet ishte goditur nga shifra rekord me koronavirus dhe ritme të larta të shtrimit në spital, duke thënë se presidenti “kishte hequr dorë” nga lufta kundër virusit.

“Ndryshe nga Donald Trumpi, ne nuk do të dorëzohemi para virusit,” tha ai.

Presidenti Trump tha para përkrahësve në një tubim nën qiell të hapur në Waterford Township të Miçiganit se rivali i tij Biden kishte parashikuar një dimër të zymtë për arsye të pandemisë.

“Tamam për atë ka nevojë vendi, për një dimër të gjatë e të zymtë dhe një udhëheqës që përmend këto gjëra,” tha zoti Trump.

Presidenti tha se një vaksinë e sigurtë do t’i shpëtonte amerikanët brenda pak javësh, duke shtuar se vaksina do të ofrohej falas, pasi “nuk e keni ju fajin. Fajin e ka Kina”

Presidenti Trump dhe rivali i tij demokrat Biden i përqendruan përpjekjet e tyre të fushatës të enjten në shtetin juglindor të Floridës, të cilin presidenti e fitoi në vitin 2016.

“Nëse Florida voton blu, fitorja është e jona”, tha zoti Biden në një tubim ku mbështetësit morën pjesë duke mos dalë nga makinat para kolegjit Broward, duke iu referuar ngjyrës së Partisë Demokrate.

Zoti Biden kritikoi Presidentin Trump për mbajtjen e tubimeve plot me njerëz mes pandemisë së koronavirusit ku shumica e të pranishmëve nuk mbajnë maska, duke i quajtur ato “aktivitete super përhapëse”.

Që nga viti 1966, kandidati që ka fituar në Florida ka fituar edhe presidencën. Ky shtet ka 29 vota elektorale nga 270 që nevojiten për të shpallur fituesin.

Sipas një analize të disa anketave kombëtare të përgatitur nga organizata Real Clear Politics, dy kandidatët janë thuajse barazim në Florida dhe Karolinën e Veriut, ndërsa presidenti renditet pas zotit Biden në Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO VRISTE 37-VJEÇARIN NË SHKODËR/ E qëlloi me pistoletë me silenciator por…si u parandalua ngjarja e rëndë. Autorin policia e kapi duke...
Previous article RRITJA E RASTEVE TË REJA NGA COVID-19/ Kosova pritet të njoftojë sot kufizimet e mundshme

s.autor

Postime të ngjashme

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT