• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KATASTROFAT NATYRORE/ Studimi i NASA: Nga 2030, qytetet bregdetare do të përballen me stuhi e përmbytje
Home
Nderkombetare

KATASTROFAT NATYRORE/ Studimi i NASA: Nga 2030, qytetet bregdetare do të përballen me stuhi e përmbytje

18 July, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Sipas studimit më të fundit të NASA, përmbytjet siç kemi parë ditët e fundit në një pjesë të Europës, do të jenë një problem edhe më I madh në të ardhmen e afërt.

Ekspertët e NASA-s paralajmërojnë se qytetet bregdetare do të përballen në të ardhme me përmbytje edhe më të mëdha, duke nisur nga viti 2030. Por parashikimi shtrihet në total për 70 vitet e ardhshme.

Studimi, nën titullin “Rritja e shpejtë dhe parashikimi ekstrem për përmbytjet” flet për nivelin e deteve në qytetet bregdetare amerikane por vlen për të gjithë botën.

“Në dekadat e ardhshme, niveli I deteve që do të vijojë të rritet për shkak të ngrohjes globale, do të shkaktojë përmbytje të mëdha. Dhe ajo çka ne kemi zbuluar është se rreziku nga përmbytjet do të jetë vërtet i madh, kryesisht në dekadën e ardhshme, pra nga viti 2030 deri në 2040”, thotë Ben Hamlington, nga NASA.

Më të rrezikuarat sipas studimit, janë qytetet bregdetare.

“E dimë se rritja e nivelit të deteve është një problem por në të ardhmen do jetë një problem edhe më i madh. Ne kemi bërë projeksionet tona për nivelin e deteve deri në vitin 2100. Ajo çka kemi konstatuar është një rritje dramatike e nivelit të deteve dhe impaktit që kjo do të ketë, kryesisht në qytetet bregdetare në dekadën e ardhshme. Do të ketë shumë përmbytje. Do të na duhet të mësojnë të jetojmë me këtë fenomen, të adaptohemi e të marrim masat, kjo do të jetë pjesë e jetës, flas gjithnjë për komunitetet që jetojnë në zona bregdetare.”

Sipas NASA-s, shkaktar për këtë situatë është edhe ajo që njihet si “Lëkundja e hënës” apo cikli i rregullt hënor.

“E dimë se rritja e nivelit të deteve vjen për shkak të ngrohjes globale. Por kemi shqyrtuar edhe faktorët e tjerë dhe jemi fokusuar tek një prej tyre në vecanti. Bëhet fjalë për atë që ne e quajmë “cikli nyjor”, që është orientimi apo lidhja e hënës me tokën dhe afërsia mes tyre, që ndryshon vit pas viti.”

Ekspertët kanë një sugjerim. Në pritje të përshtatjes me një stil krejt tjetër jetese, ata sugjerojnë arkitektët, urbanistët dhe autoritetet qëndrore dhe vendore, që të hartojnë plane urbanistike, për të përballuar katastrofa të tilla natyrore, që mesa duket nga dekada e ardhshme, do të jenë më të shpeshta. Sipas ekipit që hartoi studimin, zonat që do të përballen më shumë me fenomenin e stuhive dhe përmbytjeve janë ato aziatike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT/ Sa ndikon dielli në shfaqjen e melanomës?
Previous article GRABITET NJË FURRË BUKE NË LEZHË/ Fëmija 10 vjeç i merr xhiron ditore shitëses dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT