• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KATASTROFA NË INDONEZI/ Numri i viktimave parashikohet të jetë me mijëra
Home
Nderkombetare

KATASTROFA NË INDONEZI/ Numri i viktimave parashikohet të jetë me mijëra

1 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në ishullin e Indonezisë Sulawesi, i cili u godit të premten nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë pasuar nga një cunami.

Deri të hënën në mëngjes numri i viktimave arriti në 844, por autoritet druhen se shifra mund të jetë shumë më e lartë, në disa mijëra. Sipas zyrtarëve të Kryqit të Kuq të paktën 1.5 milionë njerëz janë prekur nga katastrofa natyrore.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë gërmimet kryesisht me dorë në kërkim të të mbijetuarve të groposur nën rrënojat e qytetit Palu. Agjencia Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit njoftoi se ata ka nevojë për makineri të rënda për të hequr rrënojat.

“Do të ishte e rrezikshme që ekipet e shpëtimit të shkojnë atje. Shpresoj që autoritetet lokale të jetë në gjendje të na japin makineri të rënda”, thotë Muhammad Syaugi i Agjencisë Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit.

Zyrtarët indonezianë po punonin me Fondacionin Kombëtar të Shkencës të Shteteve të Bashkuara për një sistem paralajmërues për cunamet. Por javën e kaluar projekti u ndërpre si pasojë e zhvlerësimit së fundmi të monedhës indoneziane, që krijoi shqetësime për mënyrën se si do të paguhej projekti.

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi një valë cunami deri në 6 metra të cilat shkatërruan shtëpi e morën me vete njerëz. Të mbijetuarit përshkruajnë një përvojë të tmerrshme.

“Vala më morri me vete për rreth 50 metra, nuk mund të mbahesha askund. Ishte një dyqan me hekura në hyrje të tij, u ngjita aty. Pastaj erdhi një valë e dytë edhe më e madhe se e para. Papritmas ndodhesha mbi çati”, thotë një i mbijetuar.

“Dikush më tha vëllai im ishte mirë, u lehtësova. Por pritëm deri në mbrëmje pastaj deri në mëngjes, por ai nuk u kthye kurrë”, thotë një e mbijetuar.

Ndërkohë numri i të vdekurve vazhdon të rritet dhe sipas autoriteteve zyrtare mund të jetë me mijëra.

“Ka ende trupa të paidentifikuar si dhe viktima të groposur nën rrënoja. Ka gjithashtu zona të largëta në cilat ekipet e përbashkëta të kërkim-shpëtimit nuk kanë shkuar ende”, thotë Sutopo Purwo Nugroho i Agjencisë Kombëtare për Lehtësimin e Fatkeqsive.

Presidenti indonezian Joko Widodo vizitoi të dielën zonën e shkatërruar nga cunami në qytetin Palu.

“Gjithçka vazhdon të jetë në gjendje emergjence, por gjëja më e rëndësishme që do të dëshiroja të theksoja për qeverinë, ushtrinë, policinë dhe administratës rajonale është së pari të përqëndrohen tek nxjerrja e viktimave nga rrënojat”, tha ai.

Qytetet bregdetare të Palu-s dhe Donggala-s, në provincën qëndrore të Sulawesi-t, ishin ato që u goditën më së shumti nga cunami i fuqishëm. Rajoni përjetoi më shumë se 200 goditje të tjera që pasuan tërmetin e fuqishëm, duke shkaktuar dëme të mëdha në aeroporte, rrugë dhe në pjesë të tjera të rëndësishme të infrastrukturës së vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSE U PËRJASHTUA TAHIRI DHE JO RRAJA/ Balla: Për Rrahmanin nuk ka akuzë nga prokuroria
Previous article SKANDALOZE/ “Ringjallet” HILTERI": Tifozët me fytyrën e diktatorit gjerman në stadium

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT