• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KATARI BASHKËPUNON ME TALEBANËT/ Kërkohet rihapja e aeroportit të Kabulit sa më parë
Home
Nderkombetare

KATARI BASHKËPUNON ME TALEBANËT/ Kërkohet rihapja e aeroportit të Kabulit sa më parë

2 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Jashtëm i Katarit tha se vendi i tij po punon me talibanët për të rihapur aeroportin e Kabulit “sa më shpejt që është e mundur”.

Nuk ka ende “asnjë indikacion të qartë” se kur aeroporti i Kabulit do të rifillojë funksionimin normal, tha Mohammad bin Abdulrahman al-Thani gjatë një konference për media me homologun e tij britanik, Dominic Raab, të enjten në Doha.

“Shpresoj se në ditët në vijim do të dëgjojmë disa lajme të mira”, tha ai.

Më herët, Al Jazeera, duke cituar një zyrtar të aviacionit civil në Afganistan, tha se fluturimet e brendshme nga aeroporti i Kabulit do të rinisin më 3 shtator.

Transmetuesi me qendër në Katar raportoi se një ekip teknik i Katarit po vlerëson dëmet në aeroport dhe se planet janë që ai të rikthehet në punë “së shpejti”.

Fluturimet e brendshme u ndërprenë pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit, më 15 gusht.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët arritën të evakuojnë më shumë se 123,000 të huaj dhe afganë nga Kabuli midis 14 gushtit – një ditë para se talibanët të merrnin kontrollin – dhe 31 gushtit, kur SHBA-ja përfundoi praninë e saj në Afganistan.

Megjithatë, dhjetëra mijëra afganë që ndihmuan vendet perëndimore të luftojnë talibanët gjatë 20 vjetëve të kaluar, mbetën prapa.

Më 27 gusht, disa sulme vetëvrasëse jashtë aeroportit të Kabulit dëmtuan rëndë ndërtesën dhe lanë mbi 170 njerëz të vrarë. Në mesin e viktimave ishin edhe 13 ushtarë amerikanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Shpërthen shtëpia 2-katëshe në Itali, autoritetet në kërkim të njerëzve të mbetur nën rrënoja
Previous article NDËRROI JETË NË AKSIDENT/ Morena Taraku e pikëlluar për reperin grek: Nuk mund t’a besoj, kënga jonë mbeti…

s.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT