• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KARVAN EMIGRANTËSH / Policia meksikane tenton për t’i ndaluar por…
Home
Nderkombetare

KARVAN EMIGRANTËSH / Policia meksikane tenton për t’i ndaluar por…

20 October, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Emigrantët nga Amerika qendrore, që udhëtojnë në një karvan masiv drejt Shteteve të Bashkuara, çanë një gardh kufitar mes Guatemalës dhe Meksikës të premten, dhe u përballën me një numër policësh në anën e Meksikës. Qeveria meksikane i ka premtuar Shteteve të Bashkuara se do të përballet me karvanin.

Pamjet televizive nga Meksika tregojnë qindra emigrantë që kaluan nga pika kufitare e Guatemalës dhe hynë në një urë që lidh Meksikën dhe Guatemalën. Në anën tjetër të kufirit, emigrantët u ndeshën me një numër policësh meksikanë.

Dëshmitarët thonë se disa nga ata i gjuajtën me gurë dhe objekte të tjera forcave meksikane të sigurisë.

Të premten në mbrëmje, presidenti meksikan Enrique Pena Nieto deklaroi në një lajmërim televiziv se “Meksika nuk lejon dhe nuk do të lejojë hyrjen në mënyrë të parregullt në territorin e saj, sidomos hyrjen në mënyrë të dhunshme”.

Presidenti i Honduras Juan Orlando Hernandez dhe presidenti i Guatemalës Jimmy Morales do të takohen të shtunën për të diskutuar situatën.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shkoi në kryeqytetin Mexico City të premten për të diskutuar “sfidën” e karvanit me homologun e tij Luis Videgaray.

“Ishte një bisedë e mirë. Jemi bashkarisht të përqëndruar në çështjen e karvanit. Qeveria meksikane po merr të gjitha vendimet për mënyrën e trajtimit të çështjes dhe janë plotësisht të angazhuar. Kanë dërguar 500 forca federale në pikat kufitare. Dua të shpreh mbështjetjen time, se deri tani, katër policë të tyre janë plagosur” tha Sekretari i Shtetit.

Karvani prej rreth tre mijë njerëzish u nis nga San Pedro Sula në Honduras në fund të javës së kaluar , me shpresën se përfundimisht do të arrinin në Shtetet e Bashkuara.

“Erdha sepse në vendin tim nuk ka punë, nuk ka asnjë mënyrë për të mbështetur fëmijët. Kam dy fëmijë të tjerë dhe ata janë arsyeja që jam nisur rrugëve, sepse kur dikush nuk ka asgjë dhe fëmijët kërkojnë për diçka, nuk dimë se çfarë të bëjmë”thotë Daisy, një emigrante.

Të enjten, presidenti Trump kërcënoi të dërgonte ushtrinë për të mbyllur kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, nëse Meksika nuk e ndal atë që ai e quan një “sulm” të emigrantëve të Amerikës Qendrore.

Qeveria meksikane ka thënë se çdo emigrant që vendos të kalojë në mënyrë të paligjshme do të ndalohet dhe dëbohet.

Hondurasi është një nga kombet më të dhunshme në botë, pjesërisht për shkak të bandave dhe drogave.

Shumë nga ata që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara duan të shpëtojnë nga dhuna dhe varfëria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FRIKSHME/ Sulmuesi përplaset BRUTALISHT, dërgohet menjëherë në SPITAL (FOTO)
Previous article ARRESTIMI I STRESIT "LAKURIQ"/ Flasin prindërit: Garantojmë me jetën tonë që…

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT