Kryeministri Rama duke folur për “kartonin e kuq” të Holandës për Shqipërinë, ka thënë se e gjitha është për politikë sepse atje ka zgjedhje në mars të vitit të kaluar.
“Merrni shtypin holandez. Shikoni prej sa koëhsh shqiptarët përdoren si gogol atje. Merrini. Shikoni artikujt për banda shqiptare të shpartalluara, dhe pastaj kur kur lexon përbërhjen e bandës janë 2 shqiptarë dhe 2 të tjerë holanzdezë, belgë, marokenë, polakë, e ku di unë. Është politike, është elektorale. Holanda ka zgjedhje në mars të vitit të ardhshëm. Bëni dhe një studim, shikoni kalendarin e zgjedhjeve në BE, vend për vend, shikoni qëndrimet e vendeve në raport me zgjerimin.
Thënë të gjitha këto, unë mendoj që duhet të presi deri në fund dhe nuk duhet të biem preh e këtyre lajmeve që janë shumë të pjesshmje dhe ende të parakohshme për të nxjerr konkluzione. Ne kemi bashkëpunim të mirë me autoritetet holandeze, unë kam marrëdhenie shumë të mirë me kryeministrin e Holandës. Por kjo është nëj çështje e situatës së brendshme atje që ka për fat të keq një komponent shumë negativ të stimuluar mbi shqiptarët”, tha Rama.
Më tej, ai shpregoi se vite më parë, para shqiptarëëve kanë qenë bullgarët dhe rumunët e tani jemi ne. “Para shumë kohësh ishin bullgarët, kur do hynin rumunët ishin rumunëst. Tani jemi ne. Kur do hynin bullgarët, thonin këta janë ata që vranë Papën. Kur do hynin rumunët, thonin këta janë ata që hanë lejlekë dhe do na hanë lejlekët”, tha Rama.


