• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KARTELËT E DROGËS NË SHQIPËRI DIKTUAN…”/ Berisha thirrje Donald Trump: Grupet shqiptare shpalli organizata terroriste
Home
Politikë

“KARTELËT E DROGËS NË SHQIPËRI DIKTUAN…”/ Berisha thirrje Donald Trump: Grupet shqiptare shpalli organizata terroriste

24 May, 2025 s.autor Politikë

Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të shpallë kartelet e drogës në Shqipëri si terroriste.

Sali Berisha

Berisha theksoi se grupet shqiptare janë ndër më të rrezikshmet në rajon, Europë dhe në botë.

“I bëj thirrje presidentit Trump dhe qeverisë së SHBA të deklarojë terroriste këto grupe shqiptare, të cilat janë ndër më të rrezikshmet në rajon, Europë dhe në botë. Të cilat lëvizin miliarda, miliarda, miliarda euro, para droge dhe që i lajnë ato lirshëm, pa asnjë lloj kufizimi në Shqipëri me firmën e kreut të këtyre karteleve, kreut të organizatave kriminale, Edi Rama”,deklaroi ai.

Kreu i PD-së theksoi se kartelet e drogës në Shqipëri janë vendimmarrësit më të fuqishëm në vend, duke shtuar se diktuan rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit.

“Ato diktuan me dhunë dhe drogë rezultate zgjedhjesh në zgjedhjet e fundit, duke i transformuar zgjedhjet e 11 majit 2025 në farsën elektorale më të shëmtuar në historinë e vendit në 34 vite”, tha ish-kryeministri.

Sali Berisha: Por në qëndrimin e SHBA, ka një ndryshim cilësor, shumë të rëndësishëm. Prokurorja e përgjithshme Bondi flet për kartele droge. Presidenti Donald Trump, kartelet e drogës në disa vende i ka shpallur si grupe terroriste. I bëj thirrje presidentit Trump dhe qeverisë së SHBA të deklarojë terroriste këto grupe shqiptare, të cilat janë ndër më të rrezikshmet në rajon, Europë dhe në botë.

Të cilat lëvizin miliarda, miliarda, miliarda euro, para droge dhe që i lajnë ato lirshëm, pa asnjë lloj kufizimi në Shqipëri me firmën e kreut të këtyre karteleve, kreut të organizatave kriminale, Edi Rama.

Deklarimi si organizata terroriste i organizatave mafioze të Shqipërisë është një kontribut serioz, i madh, për sigurinë në Shqipëri, për sigurinë në rajon, për sigurinë e NATO-s dhe Europës e më gjerë.

Ndaj dhe garantoj se PD është e gatshme të paraqesë çdo dokument, çdo provë që fakton implikimin direkt të Edi Ramës, Olsi Ramës, Taulant Ballës, Ervin Hoxhës dhe shumë të tjerëve në aktivitetet e karteleve më të rrezikshme të rajonit dhe botës.

Pra, jam këtu para jush për të theksuar edhe njëherë para shqiptarëve se dita e djeshme shënon një moment kthese shumë të rëndësishme për shqiptarët, për Shqipërinë, rajonin dhe Europën, damkosjen e grupeve kriminale shqiptare, organizatave të lidhura me qeverinë dhe Edi Ramën, si kartele droge.

Të gjithë ata të cilët hezitonin apo u dukej paksa i largët, si i çuditshëm, etiketa e narkoshtetit në Shqipëri, tani nuk duhet të kenë më asnjë dyshim.

Shqipëria është shteti i karteleve të drogës.

Shqipëria ishte dhe është narkoshtet edhe para krijimit të karteleve, por krijimi i karteleve është rezultat i politikave zyrtare që Edi Rama ndoqi nga viti 2015 gjer sot.

Kartelet e drogës në Shqipëri janë edhe vendimmarrësit më të fuqishëm në qeveri, në parlament, në qeveritë vendore.

Ato diktuan me dhunë dhe drogë rezultate zgjedhjesh në zgjedhjet e fundit, duke i transformuar zgjedhjet e 11 majit 2025 në farsën elektorale më të shëmtuar në historinë e vendit në 34 vite.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ KSHZ miraton rezultatet e zgjedhjeve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan
Previous article TË TJERA DETAJE/ Pasi vrau me gjakftohtësi Altin Arapajn, Mikel Selimaj kërcënoi policin grek: Je me fat që nuk kam armën

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT