• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KARTË IDENTITETI DIGJITALE/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët
Home
Sociale

KARTË IDENTITETI DIGJITALE/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

12 April, 2026 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqiptarët mund të jenë shumë shpejt pa karta fizike në duar, pasi qeveria po synon që identiteti të kalojë në pajisjet personale elektronike.Ridepozitimi i projektligjit për identifikimin elektronik parashikon qartë krijimin e portofolit të identitetit digjital, një mjet që do t’u lejojë qytetarëve të identifikohen dhe të kryejnë shërbime online, si dhe kostot e nevojshme që do të kërkojë implementimi.

“Aktualisht, mungesa e një ligji të konsoliduar, që të përcaktojë rregulla të qarta për njohjen reciproke të skemave të identifikimit elektronik, funksionimin e portofolit të identitetit digjital në përputhje me përcaktimet e Bashkimit Evropian në këtë fushë si dhe njohjen ndërkufitare të skemave e të shërbimeve të besuara nxjerr në pah nevojën për miratimin e një kuadri ligjor që siguron identitet të besueshëm digjital për qytetarët, si dhe ndërveprueshmëri të plotë me sistemet dhe standardet evropiane”, thuhet nga Këshilli i Ministrave.

Përmes identitetit digjital, qytetarët do të mund të firmosin dokumente, të kryejnë aplikime dhe të verifikojnë të dhëna në mënyrë elektronike, me të njëjtën vlefshmëri ligjore si dokumentet fizike. Por ky transformim ka edhe një kosto të konsiderueshme për buxhetin e shtetit.
“Sipas përllogaritjeve, ndërtimi dhe mirëmbajtja e këtij sistemi për 10 vitet e ardhshme pritet të kushtojë rreth 703 milionë lekë me TVSH, ose rreth 70 milionë lekë në vit. Kjo përfshin investime në teknologji, siguri dhe certifikime ndërkombëtare.”

Projektligji synon gjithashtu të përafrojë Shqipërinë me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar edhe njohjen ndërkufitare të identitetit elektronik.

Megjithatë, sfidat mbeten sipas projektligjit. Zbatimi kërkon kapacitete të larta teknike dhe investime të konsiderueshme, ndërsa mbrojtja e të dhënave personale mbetet një nga çështjet më të ndjeshme thuhet në dokument.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "REZULTATI I ZGJEDHJEVE ËSHTË I QARTË..."/ Orban pranon humbjen dhe i uron fitoren rivalit të tij Peter Magyar
Previous article ZGJEDHJET NË HUNGARI/ Analistët: Sistemi zgjedhor i manipuluar do të prodhojë rezultat të ngushtë mes Orban dhe Magyar

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë Aktualitet

DETAJET/ Mbetën të plagosur gjatë operacionit policor në Maliq. Efektivi i “Shqiponjave” me plagë në nofull, autori në brinjë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT