Pra gazetari italo-shqiptar i referohet intervistës që Xhisiela bëri më gazetarin M… Veliu në Report TV. Po aty të gjithë e panë qe vajza e dhunuar vetëm për hallin e vet nuk u pyet. Ajo u intervistua për të shfajësuar dy deputetët dhe për të treguar se sa ishte shqetësuar nga statuset e Berishës.
Deri këtu s’ka gjë të keqe, secili zgjedh të bëjë figurën që do në publik. Po ta shesësh atë intervistë si një denoncim të dhunës të pësuar kur vetëm për atë nuk u fol, kjo do të thotë në rastin më të mirë ta kesh humbur sensin e realitetit. ©Lapsi.al