Princesha Michael e Kent kërkoi falje pas komenteve të shumta ndaj karficës që kishte vendosur në pallton e saj në një drekë të Pallatit Buckingham në Londër. Kjo drekë organizohej për fejesën e Princit Harry, Meghan Markle. Karfica është cilësuar si rraciste dhe provokuese ndaj Meghan Markle, të fejuarës së princit Harry.
Ajo ishte fotografuar me një karficë që përshkruante një figurë afrikane në pallton e saj.
Nuk dihet nëse ajo e kishte vendosur qëllimisht atë karficë apo jo, për ti treguar të fejuarës së Princit Harry prejardhjen e saj. Megan Markle ka treguar më parë historinë e saj për sfidat e të qenit fëmijë i një babai të bardhë dhe nënës afrikano-amerikane.
Mediat britanike pasi e kanë quajtur karficën e Princeshës Michael një provokim, kanë shpërthyer ofendimet ndaj saj në rrjete sociale.
Ish shefi mbretëror Darren McGrady shkroi në Twitter se vendimi i Princeshës Michael për të vendosur pikërisht këtë karficë zbukurimi ishte një “shfaqje e tmerrshme, mosrespektuese dhe xhelozie”.Përgatiti AlpeNews.al




