Mjeku Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në “Wake Up” ku foli për situatën për shkak të koronavirusit. I pyetur nëse karantina është zgjidhje apo thjesht do lehtësonte sistemin shëndetësor, mjeku tha:
“Kur merret një vendim, nuk merret vetëm duke menduar shëndetësinë, pro edhe pasoja të tjera. Nga pikëpamja shëndetësore ne shohim shumë kapacitetet spitalore.
Ju kujtoj që kur ky diskutim bëhej në shkurt, në mars, në prill, bëhej që t’i jepej mundësia kapaciteteve spitalore që të ofronin shërbim. Kjo ishte arsyeja, por diku rrugës u harrua dhe sot ne jemi te rastet e reja si diskutim”.
Ai u shpreh se Shqipëria i ka kapacitetet për të përballuar një fluks të pacientëve me koronavirus, duke bërë të ditur se janë 550 shtretër të lirë.
“Sot që flasim kemi më pak se gjysmën e kapacitetit spitalor të Covid/1 dhe Covid/2 të okupuar. Kemi 550 shtretër spitalorë të mundshëm për t’u përdorur për Covid dhe kemi 214 të shtruar. Kapaciteti spitalor është, nuk pati kurrë nevojë për të hapur një Covid/3 apo për t’iu drejtuar spitaleve rajonale. Kjo ishte arsyeja, masat u morën për të menaxhuar kapacitetet spitalore”, theksoi Alimehmeti.