Dje pas orës 22:00 hynë në fuqi masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve si dhe mbylljen e restoranteve e bareve deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Karantina pas kësaj ore sipas një vëzhgimi të bërë nga Report Tv ka gjetur zbatim pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Në qytetin e Korçës rrugët kanë qenë të boshatisura. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shkodër, Vlorë, Elbanan e në disa zona të tjera ku rrugët mbrëmë janë boshatisur dhe të vetmit që kanë qenë në lëvizje ishin policët, për të kryer kontrolle që kjo masë e re kufizuese të zbatohet në masën 100%.
Ndëshkimet do të jenë ato që kanë qenë në fuqi, pra në rast se një qytetar do të kapet në shkelje do të gjobitet 10 mijë lekë, nëse ka përsëritje do i bllokohet automjeti deri burg në 6 muaj.
Gjithashtu edhe bizneset do të gjobiten me të njëjta masa që kanë qenë në fuqi në fillim të pandemisë ku Shqipëria u izolua e gjitha.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Të Fundit
Ora 08:30
Krantina gjen zbatim dhe në Lezhë! Pas orës 22:00 rrugët të boshatisura
Ora 22:00 e mbrëmjes të së enjtes e ka gjetur të boshatisur qytetin e Lezhës.Hyrja në fuqi e masave kufizuese për mospërhapjen e coronavirusit është respektuar nga qytetaret dhe bizneset.
efekt
Pas ores 22:00 gjithçka ishte e mbyllur dhe nuk kishte lëvizje qytetaresh dhe automjtesh në rrugë.Ndërkohë zbatueshmeria e këtyre masave ka shtuar prezencen e policisë në terren.Në të gjitha zonat e qytetit ka patur patrullime të vazhdueshme nga uniformat blu deri në oren 6 të mëngjesit kohë kur lejohet lëvizja e lirë e qytetareve dhe hapja e bizneseve.
Masat kufizuese që rikthejne shterrethimin nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit do të zgjasin deri me 2 dhjetor. Ky vendim erdhi pas shtimit të rasteve të përsonave të prekur nga COVID-19 ku gjatë javeve të fundit shifrat kanë qenë gjithnjë të rritje.