Këtë gjë mund ta bëni në shtëpi të gjithë pa përjashtim, me shpenzimet e zakonshme.
Receta:
1 filxhan kafeje me sheqer të kuq (jo të bardhë),
3/4 filxhan me mjaltë organik,
1/4 ujë ose çaj (çfarëdolloj çaji që është i mirë kundër gripit, kollës, ftohjes: xhinxher, gjethe delli etj).
1 lugë gjelle me vaj kokosi
Shtoni edhe 2-3 lugë gjelle me lëng limoni të freskët, pak kanellë dhe xhinxher të grirë imët. Në fund fare, shtoni 5 pika vaj esencial menteje, eukalipti ose rigoni.
Përgatitja:
Si fillim, në një tenxhere të vogël përzieni sheqerin me ujin, çajin dhe mjaltin. Vëreni në ngrohëse shumë të avashtë (duhet shumë kujdes me ngrohtësinë, pasi mjalti në nxehtësi i humbet vlerat).
Gjithashtu kujdesuni që sheqeri të tretet mirë dhe e gjithë masa të bëhet kompakte. Sapo ta shihni që e keni arritur këtë, hiqeni nga zjarri. Pasi ta keni hequr nga zjarri shtoni limonin, xhinxherin dhe pikat e vajit esencial.
Nëse doni t’i jepni formën e lëpirëses, atëherë hidhni masa të vogla me lugë kafeje, në peceta të tilla letre.
Vendosini një shkop kur ajo të jetë ende e butë e më pas lëreni të ngrijë plotësisht.
Nëse doni t’i jepni formën e karameleve, hidhni masa të vogla në ngrirëse të tilla akulli. Vendosini te ngrirja për disa minuta e më pas nxirrni nga format.
Kështu do të jenë të pranueshme jo vetëm për fëmijët, por edhe praktike për të rriturit. Mund t’i marrim me vete në shkollë ose punë e t’i konsumojmë sa herë që duam.
/shije