Në një kohë kur Andon Mëhillaj u gjet sot i pajetë në qelin në burgun e Peqinit, të tjera detaje dalin në dritë. Gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Enrik Mehmeti ka qenë pranë banesës së Mëhillajt, i dënuar me burg përjetë si pjesë e bandës së vrasësit me pagesë Julijan Sinanajt. Pamjet që shihni janë nga brenda banesës ku aktualisht jeton gruaja dhe dy fëmijët e viktimës, i cili konsiderohej dhe si kreu i bandës së tritolit në Vlorë.
Ndonëse Mëhillaj akuzohej për një seri veprash penale, pasi cilësohej si sekseri dhe negociuesi mes personave që kërcënoheshin me jetë dhe vrasësit Sinanaj, në pamje shihet se ai kishte një shtëpi modeste. Po ashtu gazetari Mehmeti, duke iu referuar dhe dëshmisë së avokatit të Andon Mëhillajt, Edmond Dema, në xhepin e xhaketës së viktimës ishte gjetur një fotografi ku ishin dy fëmijët e tij.


