• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPJA E 50 KLANDESTINËVE NË VLORË/ Shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar, ja çfarë tregojnë sirianët
Home
Aktualitet
Kronikë

KAPJA E 50 KLANDESTINËVE NË VLORË/ Shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar, ja çfarë tregojnë sirianët

12 January, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shkon në 2 numri i personave që dyshohen se kanë strehuar disa prej klandestinëve nga 50 sirianët që që u kapën më 8 janar në një gomone në grykëderdhjen e Vjosës.

Pas pronarit të hotelit në Tiranë, Fatos Dushes, i cili është vënë në pranga burime për Report Tv bëjnë me dije se është shpallur sot në kërkim një tjetër person i cili dyshohet se ka strehuar klandestinët sirianë. Mësohet se kanë qenë vetë dëshmitë e refugjatëve, çka kanë orientuar hetimet.

Në baze të dëshmive të mbledhura ata kanë folur për një shtëpi dykatëshe dhe sipas tyre kanë ndenjur më shumë se 10 ditë në katin e dytë të kësaj banese. Blutë e Vlorës së bashku me grupin e ekspertëve kanë verifikuar informacionet e dhëna nga klandestinët.

Personi i cili mendohet se ka strehuar klandestinët nuk është gjetur në banesë në momentin e kontrollit.

Mendohet se sirianët janë strehuar në një banese dykatëshe në një nga fshatrat e Vlorës, afër Novoselës. Për shkak të hetimeve emri i personit dhe vendi nuk bëhen të ditura.

Më 8 janar, në grykëderdhjen e Vjosës u shpëtuan 50 sirianë nga një gomone që po mbytej. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë pranë fshatit Poro.

Emigrantët e paligjshëm u shpëtuan, por 3 trafikantët shqiptarë sipas burimeve u hodhën në det nga anija e rojës bregdetare dhe u zhdukën në afërsi të Triportit, Vlorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JAVA E 14-TË E SUPERIORES/ Dy sfida nën dritën e prozhektorëve, ja oraret...
Previous article MERKATO E JANARIT/ Tirana gati goditjen e radhës, negociata me 2 sulmuesit...

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët Aktualitet

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë Aktualitet

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se… Aktualitet

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT