• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPJA E 45 KILOGRAM HEROINË/ Kush janë bashkëpunëtorët në portin e Durrësit? Katër ditë pas operacionit zbardhet skema…
Home
Breaking News

KAPJA E 45 KILOGRAM HEROINË/ Kush janë bashkëpunëtorët në portin e Durrësit? Katër ditë pas operacionit zbardhet skema…

30 October, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pak ditë pas kapjes së 45 kg heroinë në një kamion me krom në portin e Durrësit zbulohet skema e trafikimit të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

heroinedurres

Burime nga grupi i hetimit treguan për gazetën “Panorama” edhe “hilenë” që përdornin për të kaluar pikat e kontrollit dhe skanerin.

“Ata vepronin në këtë mënyrë: Kamioni me ngarkesë kalonte pikën e parë të kontrollit dhe pastaj futet në skaner dhe del i pastër pasi nuk ka lëndë narkotike. Pasi kamioni merr miratimin nga autoritetet se është i pastër dhe mund të vazhdoj imbarkimin në traget, shoferi “shpik” defekt në kokën e kamionit. Në këto kushte kërkon kokë tjetër.

Koka rezervë që pret është e ngarkuar me drogë. Duke marrë parasysh faktin e neglizhencës,ose janë pjesë e skemës, autoritetet nuk e fusnin në skaner dhe nuk ushtrojnë kontroll të imtësishëm.

Në këto kushte, koka e trajlerit, ku është fshehur edhe droga, shkon dhe vazhdon rrugën. Koka që gjoja është prishur kthehet mbrapsht. Kjo nuk mund të realizohet pa dijeninë e personave që angazhohen për parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike, gjithashtu edhe në Itali.

Ndaj po kryejmë një hetim gjithëpërfshirës për të identifikuar persona të tjerë edhe në radhët e strukturave portuale që mund të jenë të përfshirë direkt apo indirekt në këtë tentativë të trafikimit të 45 kg heroinë”,thanë burime nga grupi hetimit.

SI U KAP DROGA?

Ata shtojnë se sekuestrimi i lëndës narkotike erdhi si rezultat i dyshimeve dhe sigurimit të disa informacioneve në rrugë operative. “Task-Forca permanente që operon në portin e Durrësit, bazuar në informacionet e grumbulluara, ka ushtruar kontroll të imtësishëm në kamionët në hyrje dhe në dalje.

Gjatë kontrollit në dalje në vijën e dytë, në kamionin tip ‘Scania’ në pronësi të shtetasit A. Ç., që drejtohej nga shtetasi O. D. dhe i ngarkuar me krom, me destinacion shtetin italian, më konkretisht në kabinën e kamionit, u gjetën të fshehura 43 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 45 kilogramë e 500 gramë.

Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, deklaroi Policia.

MASA E SIGURISË

Gjatë ditës së djeshme Gjykata e Durrësit ka lënë prapa hekurave dy të arrestuarit në lidhje me trafikun e 45 kg heroinë në drejtim të Italisë.

Kështu, masa e sigurisë “Arrest me burg” është lënë në fuqi për shtetasit Arjan Çerma, pronar i kamionit ku u gjet ngarkesa me drogë dhe shoferin, Olgert Duda.

Para togave të zeza ata kanë mohuar përfshirjen në trafikimin e drogës, duke u deklaruar të pafajshëm. Megjithatë, organi i akuzës që po ndjek edhe hetimet kërkoi nga gjykata të vlerësohej i ligjshëm arrestimi i Çermës dhe Dudës, pasi kishin siguruar informacione për përfshirjen e tyre dhe personave të tjerë në tentativën për trafikimin e 45 kg lëndë narkotike të llojit heroinë.

Ende nuk dihet nëse do të ketë arrestime të tjera për rastin apo nëse bëhet fjalë për një grup të organizuar të trafikut të lëndëve narkotike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A PO SYNON RIKTHIMIN NË PD? Rudina Hajdari: As Basha e as Berisha nuk e sjellin në pushtet
Previous article "NUK JAM E SHTIRUR..."/ Çfarë nuk u pa në ekran nga sherri i ashpër mes Palomës dhe Sheilës (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT