• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPJA E 400 KILOGRAMË KOKAINË NË KOSOVË/ Shtatë të arrestuarit dalin sot para gjykatës
Home
Aktualitet
Kronikë

KAPJA E 400 KILOGRAMË KOKAINË NË KOSOVË/ Shtatë të arrestuarit dalin sot para gjykatës

19 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shtatë të arrestuarit në aksionin e Policisë së Kosovës, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë, pritet që të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Prokuroria ka kërkuar paraburgim për ta.

Lajmin se sot do të mbahet seanca e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. Gashi i ka thënë  se seanca do të mbahet në orën 10:30.

“Po, seanca për shtatë të arrestuarit do të mbahet sot, në orën 10:30”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Specialja e ka bërë kërkesën për paraburgim nën dyshimet se të njejëtit kanë kryer veprat penale: “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit criminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 “Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit të shtatë personave Prishtinë, 18 maj 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se, sot ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të cilët janë ndaluar më 17 maj 2021, lidhur me aksionin ku janë sekuestruar 400 kg narkotikë të llojit kokainë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh për ditën e hënë, ka treguar se përveç rreth 400 kg kokainë që janë sekuestruar në Lipjan, dje kanë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe llaptop. Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit në lokacione të tjera janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 €  para kesh, 200 denar MK, një veturë,  6 telefona celular,  6 PC,  dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc”, ka njoftuar policia.

Guardia di Finanza deklaroi dje se se të paktën 25 persona janë ndalur dhe 7 prej tyre u janë vënë prangat si të dyshuar në përfshirjen e trafikimit të kësaj sasie kokaine. Droga, nëse shitej me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës sipas GDF do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi njëqind milion euro.

Droga ka kaluar nga porti i Durrësit dhe është kapur në Kosovë falë një bashkëpunimi të ndërsjella, mes DEA-s amerikane, autoriteteve italiane, shqiptare dhe atyre të Kosovës. Ky operacion është kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte. Nga operacioni janë arrestuar 7 persona, për shkak se akuzohen se janë të përfshirë në rrjetin që trafikoi kokainën, ata janë Izet Sheqiri, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi janë tre të arrestuarit në Kosovë. Shoferi i kamionit, i cili është mes të arrestuarve, ka thënë se nuk ka pasur dijeni që ka pasur drogë në to. I arrestuari Izet Sheqiri është ortaku i shtetasit shqiptar Bledar Habili, të cilët kanë në pronësi kompaninë MC FOOD me seli në Kavajë dhe në Lipjan të Kosovës, kompani e krijuar 7 muaj para se të kapej droga.

Kokaina ishte fshehur në kamionin me mish pule ku ishte e vendosur në 20 arka, ku ishin hequr pulat dhe ishte vendosur droga në vend të tyre. Në pamjet e siguruara nga Report Tv kokaina ishte e mbështjellë me imazhin e ëhiskyt të famshëm brazilian ‘Vleho Barriero’. Konteineri me drogë u nis nga Amerika e Jugut, ndaloi në Gioia Tauro në Itali dhe më pas ndaloi në Durrës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I MIRË PËR INTERIN/ Investitori amerikan troket në shtepinë zikalter
Previous article "VETËM SULMON..."/ Antonela i zbulon bisedën në prapaskenë, Blerimi i kujton Atdheun: Ja si ke ngelur

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT