Ajo që ishte paralajmeruar si protestë e studentëve, sot duket se ka mberritur në fundin e saj.
Na ishte njëherë… protesta e studenteve të vërtetë!
Protesta e studentëve të vërtetë të universiteteve shqiptare e ka mbyllur kapitullin, bashkë me 2018. Ajo e sotmja, është thjeshtë një përpjekje e partive të opozitës për të vjedhur lavdinë e saj të dikurshme. Kuptohet, për interesat e politikës së tyre të ditës.
Pasi u plotësuan dhe u tejkaluan 8 kërkesat e dhjetorit, më 7 janar, kërkesat e militantëve të rinj të PD dhe LSI u bënë 9. Bashkë me këtë avaz të ri, të lojës së vjetër të kungulleshkave, keqardhje që na duhet të themi: Na ishte njëherë… protesta e studentëve të vërtetë!
/AlpeNews.al


