• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAPI VOGËLUSHEN QË PO BINTE NGA KATI I PESTË/ 37-vjeçari: E mbajta në gjoks, goditja më mori frymën
Home
Jetë

KAPI VOGËLUSHEN QË PO BINTE NGA KATI I PESTË/ 37-vjeçari: E mbajta në gjoks, goditja më mori frymën

28 August, 2023 s.autor Jetë

Të shtunën bëra radiografi në urgjencë, kam marrë një goditje, por gjithçka shkoi mirë.” Këto janë fjalët e para të Mattia Aguzzi-t, 37-vjeçarit që mëngjesin e së shtunës arriti të shpëtojë një vajzë të vogël teksa binte nga kati i pestë i një pallati në via Nizza, në Torino.

Teksa fliste për një emision mëngjesi, 37-vjeçari tregon sesi e gjeti veten duke i shpëtuar jetën 3-vjeçares.

“Po shkoja me të dashurën time Gloria për të marrë bukë, në rrugë dëgjuam britmat: U ktheva dhe në anën tjetër të rrugës ishte një djalë që bërtiste. Ai i kërkonte vajzës që të mos lëvizte, pastaj u kthye nga ne duke na thënë se vajza ishte gati të rrëzohej. Ishte një çështje sekondash: Unë thjesht shpresoja të ndiqja trajektoren dhe të zbutja kontaktin me tokën, pasi kapja nga ajo lartësi ishte e pamundur”.

Megjithatë Aguzzi arriti që ta kapte vogëlushen.

Në mënyrë të pabesueshme, ia dola, shtoi, nuk e dija që e kisha këtë aftësi për ta gjykuar situatën siç duhej. E mbajta në gjoks dhe menjëherë të dy ramë në tokë. Goditja ishte mjaft e fortë, po flasim për një fluturim 15-18 metra: goditja më mori frymën”.

Pas disa sekondash tmerri, 37-vjeçari thotë se bë i vetëdijshëm që kishte shpëtuar një jetë.

“Vajza e vogël fillimisht nuk pati asnjë reagim, kisha frikë për më të keqen. Pas disa sekondash e dëgjuam duke qarë dhe kuptuam që më e keqja kishte kaluar.”

Vajza e vogël është shtruar tashmë në spital për vëzhgim në departamentin e kirurgjisë pediatrike të spitalit Regina Margherita në Torino.

Ajo nuk ka lëndime të dukshme dhe është në gjendje të mirë. Nëse nuk ndodh asgjë e papritur, vajza do të nxirret nga spitali në orët e ardhshme.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Dy të vdekur dhe disa të plagosur nga sulmet ruse në lindje të Ukrainës
Previous article NDRYSHON MOTI, PRITJEN RESHJE/ Ja si do të jenë temperaturat gjatë javës

s.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT