Çdo fjalë e tyre është një punë e re për të. Është njeriu që kritikon çdo ditë politikanët. I ftuar në emisionin Debati në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, Bujar Kapexhiu atë që e shpreh nëpërmjet karikaturave dje e shprehu edhe me fjalë për Edi Ramën dhe Erion Veliajn gati si një kartolinë urimi.
“Unë kam qenë rektor i akademisë së Arteve dhe mund të them se Edi Rama është një vizatues shumë i mirë dhe ishte një pedagog shumë i mirë. Më kujtohet që arritën të më bënin presion për ta larguar nga puna si pedagog, por nuk e bëra. Ai realisht ishte një pedagog shumë i mirë. Edhe pse në karikaturat e mira unë shpreh defektet e dhe gabimet në punën e tij, nuk mund tia mohoj këtë gjë”.
Ai me tej i dhuroi aktorit Julian Deda 12 karikatura të Veliajt:
“Për Erion Veliajn shpreh konsideratë. Unë kam përgatitur një kalendar me 12 karikaturat e mia me Erion Veliajn dhe meqënëse Julian Deda e kritikoi këtu, unë po ia bëj dhuratë këtë kalendar LIVE Dedës”.


