Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani, 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Bëhet fjalë për një ngjarje në vitin 2013, ku vajza e mitur M. L., në atë kohë vetëm 15 vjeçe u njoh rastësisht me, Enea Sinanin që punonte kamerier tek një lokal në Tiranë. Vajza i përkiste një shtrese vulnerabile, e cila nuk kishte asnjë të afërm dhe nuk kishte as ku të strehohej dhe u shfrytëzua nga Sinani.
Pranga edhe 37 vjeçarit që dhunoi gruan
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.
Arrestohen disa drejtues mjetesh
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Gj. H., 24 vjeç, pasi ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vëndi i ngjarjes këmbësorin shtetasin J. D., i cili ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore;
A. K., 42 vjeç, G. M., 46 vjeç, dhe R. L., 34., vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; E. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


