Një 32-vjeçar maroken është arrestuar nga policia italiane, pasi si përgjegjës për përdhunimin e një shtetaseje shqiptare, të ndodhur 10 vite më parë. Mësohet se identiteti i të arrestuarit është Abdrerrhamane Moussaid.
Mediat italiane raportojnë se vajza, në dëshminë e saj për atë natë deklaroi tha se ishte afruar me një mashkull të huaj, ndaj të cilit kishte një tërheqje seksuale.
32-vjeçari, në atë kohë pasi e mori në makinë, doli me një justifikim dhe papritur hapi bagazhin. Brenda bagazhit ishte fshehur një mashkull i dytë i huaj dhe të dy së bashku detyruan viktimën të kryejë marrëdhënie seksuale.
Pasi e përdhunuan të dy burrat plaçkitën vajzën duke i marrë edhe disa objekte personale, midis të cilave edhe unazën e dasmës.



