Në pikën kufitare të Muriqanit është kapur mbrëmjen e djeshme teksa kalonte ma automjetin e tij personal, një shtetas 18 vjeçar i janë gjendur katër doza lëndë narkotike të cilat dyshohet se i kishte marrë për konsumim personal gjatë ditëve që do të kalonte pushimet në Shqipëri.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 23.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.P., vjeç 18, banues në Gjermani, pasi në PKK Muriqan, Shkodër, në autobusin, që po udhëtonte iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 4 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.


