Karabinierët kanë arrestuar një shqiptar 26 vjeç i quajtur Korado Shahini, i dyshuar për përfshirje në trafik droge.Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim një shtetas rumun të quajtur Marius Florentin Silaghi. Shahini dop të duhet të përgjigjet përpara drejtësisë italiane për posedimin e katër kilogramë marijuanë, episod që ka ndodhur më datë 11 shkurt 2019, shkruajnë mediat italiane. Gjyqtari ka urdhëruar ndaj Shahinit masën e arrestit shtëpiak.
Shahini është prangosur nga forcat policore italiane, në momentinm që ishte mysafir i një vajze rumune. Në mesin e të dyshuarve për rrjetin e trafikut të drogës janë edhe gra e të mitur.




