Një 28-vjeçar që shiste doza kanabisi në qytetin e Sarandës ka rënë në pranga nga Policia e Sarandës.
Sipas komunikatës për shtyp, në pranga ranë dhe 2 shtetas grekë që u kapën në flagrancë me doza kanabisi, që dyshohet se ia kishin blerë 28-vjeçarit. Ndërkohë policia ushtroi kontrolle dhe sekuestroi dhjetëra doza kanabasi, që iu gjetën këtyre 3 shtetasve.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/ Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Parts 23”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Vihet në pranga një 28-vjeçar që shiste doza cannabisi, në qytetin e Sarandës. Në pranga dhe 2 shtetas grekë që u kapën në flagrancë me doza cannabisi, që dyshohet se ia kishin blerë 28-vjeçarit. Sekuestrohen dhjetëra doza canabisi, që iu gjetën këtyre 3 shtetasve.


