Një sasi kokaine është kapur mbrëmjen e kësaj të hëne në Portin e Durrësit! Nuk dihet ende për çfarë sasi bëhet fjalë, teksa ajo që thonë burime është se droga kishe si destinacion Italinë. Droga ishte fshehur në një kamion që po nisej drejt shtetit fqinj nga Porti i Durrësit! Uniformat blu kanë bërë ndalimin e shoferit, identiteti i te cilit nuk dihet ende, teksa ka mohuar që të ketë dijeni për sasinë e drogës. Pritet të mësohen më shumë detaje në vijim.
Nuk është hera e parë që është kapur drogë në Portin e Durrësit, që duket se përdoret nga trafikantët si rrugë për të transportuar sasi të mëdha droge. Kujtojmë se jo më larg se pak javë më parë, po në Portin e Durrësit, për të pestën herë u kap kokainë në kontejnerët me banane të ‘Alba Exotic Fruit’ njëkohësisht transportonte edhe kokainë.
‘Alba Exotic Fruit’ është një kompani e cila jo pak herë ka qenë protagoniste në ‘historinë’ e kapjes së drogës në Portin e Durrësit. Në 5 rastet e vitit 2021 në kontejnerët ku ishin bananet, Policia e Shtetit dhe SPAK sekuestroi afro 50 kg kokainë.


