Mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit janë kapur tre shtetas shqipëtarë, të cilëve u janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike dhe armë.
Janë arrestuar dy shtetas me 26 doza lëndë narkotike, një shtetas i cili po tentonte të grabiste me armë një taksi, dhe një shtetas me inicialet S.H i moshës 17-vjeç.
Redi Zeneli, 24-vjeç dhe Marius Tabaku 27-vjeç janë dy të arrestuarit që u kapën në flagrancë nga Policia duke shitur dozat e lëndës narkotike. 17-vjeçarit iu sekuestrua një armë gjahu me 25 fishekë, ndërkohë që po e përdorte për të kërcënuar 51-vjeçarin shofer taksie.
Aksioni i Policisë së Elbasanit ka ndodhur në Kërçyk të njësisë administrative Tregan.
- INFORMACIONI I POLICISË
Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, erdhi një telefonatë nga një qytetar, për një tentativë grabitjeje me armë dhe maskë të një automjeti, në dalje të fshatit Kërcyk, Njësia Administrative Tregan. Falë reagimit të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u arrit identifikimi dhe kapja në flagrancë e shtetasit S. H, i cili rreth orës 15.30 në vendin e mësipërm, ka tentuar të grabisë me armë shtetasin G.M , 51 vjeç, banues në fshatin Kuqan, i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij taksi të markës “Benz Mercedes”.
Nga kontrolli i ushtruar, këtij personi iu gjetën me vete të futur në një çantë sportive me ngjyrë të zezë, një arme zjarri pushkë model 56, 25 fishekë model 56, një maskë me ngjyrë të zezë, një palë doreza të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar grabitjet. Po punohet edhe për dokumentimin ligjor të ngjarjeve të tjera të ndodhura në këtë zonë Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” parashikuar nga nenet 140/22 dhe 278 të Kodit Penal.
/AlpeNews.al