Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua në Afidnes, në rrugën nacionale Athinë-Lamia në Greqi nga policia greke.
Sipas Iefimerida, 26-vjeçari akuzohet për transport dhe posedim droge dhe qëllimi tij ishte trafikimi i mëtejshëm i lëndës narkotike. Pas kontrollit të makinës në të cilën ai udhëtonte, u gjet dhe sekuestrua një sasi droge e papërpunuar, me peshë totale 30 kilogramë. Njëkohësisht atij i është konfiskuar vetura, dy celularë dhe shuma prej 310 euro.
I arrestuari, me dosjen e ngritur nga Nëndrejtoria e Ndjekjes së Narkotikëve të Sigurimit të Atikës, është dërguar në Prokurorinë Publike të Athinës.