• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPEN 144 KILOGRAM KOKAINË NË MALTË/ Një pjesë e saj do vinte në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

KAPEN 144 KILOGRAM KOKAINË NË MALTË/ Një pjesë e saj do vinte në Durrës

22 April, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Departamenti i Doganave në Maltë ka raportuar se të shtunën sekuestroi 144 kg kokainë, ku një pjesë e konsiderueshme e saj do të futej në Shqipëri.  Lënda narkotike ishte fshehur në kontenierë dhe u zbulua në port nga doganierët në “Malta Freeport”.

Zbulimi është arritja e katërt e madhe për departamentin pas bllokimit të kokainës të së dielës më 7 prill, ku u zbulua 91.2 kg kokainë, ndërsa më 9 prill u sekuestrua 24 kg dhe të shtunën e 14 prillit u zbulua një tjetër sasi prej 91.25 kg kokainë.

Në orët e hershme të së shtunës, Njësia e Monitorimit të Kontejnerit të Doganave zgjodhi disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve paraprake, të marra nga Ekipi i Skanimit të Doganave, janë vërejtur parregullsi në tre kontejnerë. Si pasojë e kësaj, autoritetet bënë një kërkim fizik, ku gjetën edhe sasinë e madhe të kokainës së fshehur në për kontejnerë.

Në dy kontenierët e parë, të cilët po vinin nga Amerika e Jugut drejt Maltës, kishin si destinacion përfundimtar portin e Durrësit, Shqipëri. Ata përmbanin 20 pako kokainë, me peshë 48 kg, me një vlerë prej 5.4 milion Euro.

Në kontenierin e tretë autoritetet doganore gjetën 80 pako kokainë, me peshë 96 kg dhe një vlerë prej 10.8 milion Euro. Ky kontenier vinte në Maltë nga Amerika e Jugut, dhe kishte si destiancion portin e Barit e më pas Malin e Zi.

Operacioni dymbëdhjetë orësh ishte rezultat i një përpjekjeje të përbashkët midis punonjësve të Departamentit të Doganave, Policisë dhe Malta Freeport. Departamenti i Doganave dëshiron të falënderojë edhe anëtarët e Forcave të Armatosura të Maltës për ndihmën e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E VESHUR E GJITHA ME TË ZEZA/ Fjolla Morina bën atë që nuk pritej për ish-partnerin
Previous article GRABITJA NË RINAS/ Kush është një nga të arrestuarit si pjesë e grupit të Admir Murataj (EMRI+FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT